Pas Lëzizjes Socialiste për Integrim, dhe Partia Demokratike ka kërcenuar haptas kryeministrin Edi Rama.
Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se Rama s’ka për të fjetur asnjë ditë i qetë dhe se institucionet do t’i paguajë ai vetë.
Ai ndan një pendesë me shqiptarët ku shprehet se është bërë pishman që nuk ka reaguar më fort dje.
Një ditë më parë edhe liderja e LSI-së Kryemadhi garantoi Ramën që nuk do jetë i qetë teksa lëviz në rrugët e Tiranës pasi sipas saj tashmë është në gjak.
REAGIMI I PLOTË
Dita e parë në punë e kryeprokurorit Rama nis me ëndrrën të tij në sirtar, asgjësimin e opozitës dhe mbretërimin mes parave të nxjerra nga gjaku dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë!
Asnjë ditë ska për të fjetur i qetë, kusuret e tij do t’i paguajë ai vetë.
Prokuroria dhe gjykatat duhet të hetojnë dhe çojnë pas hekurave kriminele, banditë dhe të korruptuarit e qeverisë që po e çojnë Shqipërinë në greminë.
Duhet të nisë nnga Rama që po privatizon Shqipërinë dhe ka patologjinë se do skllavërojë dhe popullin! Ai është skllavi më i madh, skllav i parasë dhe i vesit.
Nga dita e djeshme mbetet vetëm një pishman; duhej reaguar edhe me fort!
Kemi kryer vetëm detyrën shtetêrore që na ngarkon ligji; në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të kushtetutës.
Puçistët që ishin duke vjedhur votat e opozitës për të emeruar Ramën Prokuror, nuk janë të opozitës. Mbrojtja e qytetarëve nga pushteti pa kufi është pa asnjë diskutim detyrë e opozitës.
Një pishman kam nga dita e djeshme, duhej reaguar më fort. Me këta ka vetëm një rrugë, përballja pa kthim!


