Pas deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri se emërimi i Agim Hysit në krye të SHÇBA dëmton procesin e vettingut iu përgjigj menjëherë Ministria e Brendshme e cila nëpërmjet një reagimi tha se PD po kërkon të hedhë baltë mbi këtë proces i cili sipas saj pas miratimit të bazës ligjore brenda pak ditësh do të nisë zbatimin.
Këtij reagimi i është përgjigjur sërish Partia Demokratike.
Në një reagim të saj PD shkruan se MB duhet të tregojë se ku e hodhi baltën PD.
“PD nuk ka thene se Agim Hysi eshte emeruar, ka thene eshte komanduar, njesoj si Ministria e Brendshme. PD, bazuar mbi dokumenta, te shperndare ne media, ka thene se Agim Hysi eshte shkarkuar si gjyqtar nga KLD dhe Gjykatat, perfshi edhe Strasburgun, kane rrezuar kerkesat e tij,” shkruan PD.
Reagimi i plotë
Ministria e Brendshme ka nxjerre nje reagim ku thote se PD po hedh balte mbi procesin e vettingut. Por Ministria e Brendshme nuk thote ku e hodhi balten PD dhe cilat nga te dhenat nuk qendrojne. PD nuk ka thene se Agim Hysi eshte emeruar, ka thene eshte komanduar, njesoj si Ministria e Brendshme. PD, bazuar mbi dokumenta, te shperndare ne media, ka thene se Agim Hysi eshte shkarkuar si gjyqtar nga KLD dhe Gjykatat, perfshi edhe Strasburgun, kane rrezuar kerkesat e tij.
Organi qe drejton gjyqtari i shkarkuar Agim Hysi me urdher te Fatmir Xhafes ben vettingun e perdotshem te policise, sepse e ka detyre funksionale te zbuloje dhe t’i raportoje Ministrit te Brnedshem nese policet kryejne veprimtari te paligjshme.
PD kerkon zbatimin e standardeve te Gjykates se Strasburgut, jo standardet e Xhafes, qe kontrollon policet nepermjet nje gjyqtari te shkarkuar nga KLD.


