• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD i kërkon të dorëhiqet, por ku ndodhet ministri i Brendshëm FATMIR XHAFAJ
Home
Shqipëri

PD i kërkon të dorëhiqet, por ku ndodhet ministri i Brendshëm FATMIR XHAFAJ

22 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar një protestë ditën e shtunë, për të kërkuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ky i fundit vijon normalisht punën. Ditën e sotme, ministri Xhafaj ka nisur një vizitë pune në Holandë, së bashku me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

 

 

Në ditën e parë të kësaj vizite, ata u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb. Në këtë takim mori pjesë, po ashtu, edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Që në fillim të takimit Aboutaleb, vlerësoi vizitën e autoriteteve të larta nga Shqipëria, si një mundësi shumë e mirë përveç të tjerave, për të parë nga afër si funksionon në Roterdam ai që quhet trekëndëshi i sigurisë komunitare: Bashki – Polici – Prokurori.

“Përfaqësues të këtyre tre institucioneve dhe stafet e tyre respektive, takohen rregullisht çdo javë për të diskutuar çështje të rendit dhe sigurisë në qytet, kjo edhe për peshën që ky qytet zë në Holandë. Ky takim është po ashtu një mundësi të trajtojmë së bashku çështje shqetësuese për të dy palët, e parë kjo në këndvështrimin e perspektivës së hapjes së negociatave BE – Shqipëri”, tha ai.

Ministrat shqipparë falënderuan në mënyrë të veçantë Kryetarin e Bashkisë së Holandës për mbështetjen që ai i ka dhënë çështjes shqiptare, sidomos pas vizitës së tij në Tiranë, në nëntor të vitit të kaluar.

Ministri Xhafaj vlerësoi organizimin e takimit me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, si dhe dakordësimin për firmosjen e një dokumenti bashkëpunimi dypalësh.

“Kjo do t’i japë një dimension të ri bashkëpunimit dypalësh, përfshi këtu edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë. Një dokument i tillë do të na japë mundësinë të punojmë së bashku për çështje që janë shqetësuese për të dy palët”, tha ministri Xhafaj.

Në këtë kontekst, ministri Xhafaj theksoi se po shikon me shumë seriozitet mundësinë e caktimit të një oficeri të Policisë së Shtetit të dedikuar vetëm për Roterdamin. Ai iu referua eksperiencës shumë të mirë me Gjermaninë lidhur me funksionimin e Task Forcës Antiskifter dhe hodhi idenë që kjo gjë mund të bëhet edhe me Roterdamin, pas analizave përkatëse të situatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kështu nuk e kishit parë ndonjëherë Ermal Fejzullahun! Shpërthen në lot gjatë emisionit (FOTO)
Previous article SKANDALI/ Avokatja humb gjyqin dhe mashtron qytetaren: Kam çuar letrat në Hipotekë... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT