• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD HUMBJE TË THELLË NË QARKUN KORÇË/ Reagon sërish Salianji: Nuk jemi të lumtur, por i rikuperuam…
Home
Zgjedhjet 2021

PD HUMBJE TË THELLË NË QARKUN KORÇË/ Reagon sërish Salianji: Nuk jemi të lumtur, por i rikuperuam…

27 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kandidatin për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka njohur humbjen e PD duke dhënë kështu sinjalin e parë që vjen nga PD për pranimin e rezultatit. Qarku i Korçës është i rëndësishëm për zgjedhjet ku PD arri të marrë 5 mandate.

Për Salianjin edhe pse tha se nuk është i lumtur për faktin që PD nuk doli forcë e parë, shtoi se demokratët kanë arritur të marrim 7 mijë vota më shumë duke i rikthyer PD-së ato që i ka humbur që në 2005. Salianji tha se rezultati ka dalë mbi pritshmëritë e PD në disa zona, ndërsa shprehu falenderimet për të gjithë qytetarët që kanë votuar PD-në

“Nuk jam i lumtur por jam mirënjohës për mbështetjen masive të qytetarëve të qarkut të Korçës të cilët në një klimë të madhe represioni dhe trysnie të madhe nga të gjithë shpërdoruesit e pushtetit në Korçë duke përdorur edhe policinë dhe çdo forme tjetër, ne kemi arritur të rikuprojmë 7 mijë vota më shumë në qarkun e Korçës. Do të donim më shumë dhe kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi përtej pritshmërive që kishin vendosur në disa zona të caktuar. Kemi marrë një rezultat që nuk e kishim që prej 2005 dhe nuk ishin rikthyer PD-së”, tha Salianji.

Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota. LSI nuk ka marrë ansjë mandat edhe pse po luftonte fort deri në momentet e numërimit të kutive të fundit në Bashkinë e Maliqit. LSI arriti të grumbullojë vetëm 8488 vota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Ilir Meta "thyen heshtjen" me konferencë por NUK jep dorëheqjen
Previous article GODITËN ME SENDE TË FORTA BABË E BIR PAS SHERRIT PËR PRONËN/ Arrestohen dy vëllezër në Librazhd

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT