Kryeministri Edi Rama vijon sulmet e tij ndaj opozitës dhe presidentit Meta.
Sot duke folur nga Vlora në kuadër të platformës “deputeti që duam”, Rama tha se PD mban shpresa që qeveria ta humbasë luftën me virusin, në mënyrë që të marrë pushtetin për vete. Por duke kujtuar 1997 dhe 2013, kryeministri tha se PD e ka çuar vendin dy herë në greminë.
Më tej Kreu i Qeverisë iu kthye Metës, për të cilin tha se kërkon gjithmonë pushtet për vete dhe bashkëshorten e tij, me anë të partisë së tyre LSI.
Rama: Si do të ishin shqiptarët sot nëse spitalet do të ishin si para 7 vjetësh? Kur ne morëm detyrën në spitalin e Vlorës ishin dy aparatura të kohës së miqësisë shqiptaro-kineze. Sot po i përgjgijemi pacientëve me të gjitha protokollet shëndetësore. Kush flet sot për spitalet ose i ka sytë në vend dhe mendjen në gjumin e lulit, ose i ka veshët në vend, por e ka mendjen te dokrrat e Monës. Shqipërisë nuk po i ndodh asgjë më shumë nga ç’po i ndodh gjithë vendeve të bottës. Është e dhimbshme, por e vërtetë. Opozita do që Shqipëria ta humbasë sfidën me armikun e padukshëm dhe ata të përfitojnë pushtet që e kanë patur dy herë, dhe dy herë kanë treguar që dinë ta përdorin vetëm për vete, dhe Shqipërinë në drejtim të paditur. Një herë e kanë çuar në humnerë (1997) njëherë në buzë të humnerës (2013). Si mundet nnjë opozitë e tillë t’i mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës e kiametit dhe nga ana tjetër të katandiset vendi me një president që del sikur del në një oborr klubi me ndërtim pa leje, i dehur plotësisht dhe thotë “i vë notën 10”. Për vete ëndërron luftë, jo me covid, por me qeverinë. Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar. do të shkojë sa nga njëra anë në tjetrën, t’ja lërë përgjegjësinë shumicës dhe të madhit që qeveris, dhe për vete të mjelë lopët, institucionet që i kthen në lopë, për të mjelin qumështin për fabrikën e Monikës.


