• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD DEL KUNDËR HAPJES SË LISTAVE/ “Tani nuk mund të bëhet, nëse veproni prishim marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”
Home
Politikë

PD DEL KUNDËR HAPJES SË LISTAVE/ “Tani nuk mund të bëhet, nëse veproni prishim marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”

9 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor një vit para zgjedhjeve parlamentare. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, selia blu thotë se ndryshimi i sistemit kërkon reformim të plotë të sistemit kushtetues.

Kjo gjë, vijon më tej PD-ja, nuk mund të ndodhë tani për disa arsye duke akuzuar shumicën për kriminalizim të parlamentit dhe qeverisjes, blerjen e votës dhe faktin që jemi vetëm një vit para zgjedhjeve. Edhe për vendimmarrjen, PD-ja thotë se u takon qytetarëve me referendum.

Partia Demokratike kërcënon shumicën se çdo veprim i njëanshëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të prishte marrëveshjen e 5 qershorit, drafti i së cilës pritet që të votohet në fund të korrikut në parlament.

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë” deklaron PD-ja.

Me qëndrimin e prerë të opozitës së drejtuar nga PD-ja, hapja e listave duket shumë e vështirë pavarësisht se Partia Socialiste pranoi që të diskutonte me opozitën parlamentare për këtë pikë në këmbim të votave për miratimin e reformës zgjedhore.

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i tha sot opozitës në Kuvend se “Ne jemi gati të u japim konsensusin për ndryshimet kushtetuese“, pra hapjen e listave, në këmbim të votave për reformën zgjedhore.

Ndërkohë që ministrja e shtetit për marrëdhëniet Elisa Spiropali i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që të flisnin. Vetëm disa orë më pas, Lulzim Basha e refuzoi hapjen e listave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON IDHULLIN E TIJ DHE MODELIN QË NDJEK/ Djali i Diego Simeones: Dua të luaj për Atletiko Madrid më shumë se...
Previous article KORONAVIRUSI/ Dy lojtarë të Partizanit me Covid-19 rezikojnë derbin, ja çfarë parashikon protokolli i federatës

F.autor

Postime të ngjashme

IDENTIFIKOHEN 5 PROTESTUES TË MASKUAR/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë Aktualitet

IDENTIFIKOHEN 5 PROTESTUES TË MASKUAR/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT