• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD BLLOKON BERISHËN/ Bardhi dorëzon shkresën për komisionerët në KQZ
Home
Politikë

PD BLLOKON BERISHËN/ Bardhi dorëzon shkresën për komisionerët në KQZ

29 January, 2023 F.autor Politikë

PD dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe seketarave të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.

Pas Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) komisionerët për vendoret e 14 majit.

Ndonëse është një akt procedurial, caktimi i komisionerëve pritet të jetë përballja e parë se cila PD do të regjistrohet në zgjedhje, pasi, siç është paralajmëruar, të hënën edhe Enkelejd Alibeaj do të dërgojë listën e tij.

Në mungesë të një vendimi përfundimtar nga Gjykata lidhur me grupimin që ka zyrtarisht drejtimin e Partisë Demokratike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në 12 janar se KQZ do të vlerësojë legjitimitetin e personit nga Partia Demokratike që do të sjellë dokumentacionin e duhur. I pyetur specifikisht se cilat janë dokumentet që vërtetojnë legjitimitetin e përfaqësuesve të PD-së, kryekomisioneri sqaroi se do të vlerësohet legjitimiteti i atyre personave që sjellin dokumente që vërtetojnë tagrin për të propozuar anëtarë në KQZ. Po ashtu Celibashi shtoi se KQZ, dokumentacionin e merr nga Gjykata e Tiranës.

Gjatë prononcimit për mediat, kryekomisioneri u pyet nga gazetarët se cilët janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët KQZ njeh aktualisht. Ai bëri të ditur se aktualisht PD-ja përfaqësohet nga Marash Logu dhe Indrit Sefa, të cilët përfaqësojnë grupimin Alibeaj. Megjithatë, Ilirjan Celibashi shtoi se nuk mungojnë as komunikimet me karakter profesional edhe me Ivi Kason, i cili përfaqëson grupimin Berisha.

Më 17 janar, Gjykata e Apelit vendosi të pushojë shqyrtimin e ankimit të bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, kundër Shkallës së Parë, e cila refuzoi ligjërimin në një vendim të vetëm Kuvendet Kombëtare të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit 2021, të dyja të thirrura nga Lulzim Basha. Vendimi erdhi pas disa shtyrjeve dhe tërheqjes së vetë ankimuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të luhaten temperaturat gjatë ditës
Previous article JEP SHIFRËN E BUJSHME/ Eksperti: 1 milion kamera të vendosur nga grupet kriminale në gjithë vendin

F.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT