• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pazaret e drogës/ Emigranti u zu në pritë nga 8 burra, ja ç’ndodhi natën e atentatit në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

Pazaret e drogës/ Emigranti u zu në pritë nga 8 burra, ja ç’ndodhi natën e atentatit në Korçë

22 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, ku një person u qëllua me armë zjarri nga disa persona, të cilët i kishin zënë pritë në rrugë, Policia ka arritur të identifikojë dy nga autorët dhe të gjejë armën e përdorur prej tyre. Sipas të dhënave të Policisë, janë shpallur në kërkim M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në afërsi të një lokali në rrugën Korçë-Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin Mina Zoja, 39 vjeç. Ky i fundit, i cili rezulton që ka pak kohë që është kthyer nga Gjermania, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se është sekuestruar mjeti të cilin kanë përdorur për t’u larguar nga vendin i ngjarjes. Automjeti është gjetur i fshehur në një zonë në unazën e qytetit dhe ishte lënë atje nga dy autorët, të cilët pasi e kishin braktisur janë larguar në drejtim të paditur.
Blutë e Juglindjes janë duke punuar për identifikimin e kapjen e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e emigrantit. 39-vjeçari Zoja mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës rreth orës 18:05, ndërsa, sipas të dhënave të para, 8 persona i kanë zënë rrugën.

“Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve: M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje”, bëhet e ditur nga ana e Policisë. Zoja rezulton se është person me precedentë penalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike pasi është dënuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani për këtë gjë.

Mësohet se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte prej vitesh, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i ngjarjes pasi edhe vetë i dëmtuari ka qenë i rezervuar në dhënien e informacioneve dhe bashkëpunimin me Policinë. Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës
Previous article Ju kujtohet torta e 100-vjetorit të Pavarësisë, dikush është mërzitur më shumë nga të gjithë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT