Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar nga foltorja e Kuvendit, vendimin e marrë nga Gjermania për cështjen e negociatave, duke e quajtur atë lajmin më të te keq për shqiptarët.
Sipas tij, Rama është informuar për votën kundër hapjes së negociatave.
“Rama është informuar ashtu si edhe unë për një ngjarje me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave dhe integrimin e vendit. Por ka ardhur të fshehë të vërtetën, mbrëmë 24 orë pas samitit dhe takimit Merkel-Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermane dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre për negociatat me vendin. Ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët”- tha Basha.
Më tej, Basha ka akuzuar ashpër Ramën se po luan me vendin, duke bërë pazar për 600 mijë refugjatët që do të pranojë.
“Nuk ka asnjë pikë përgjegjësie dhe keqardhje për shqiptarët që largohen, i vjen keq për sirianët, nuk i bëhet vonë këtij, pasi nuk i bëhet vonë as për ata që ka në krah, vetëm për pushtetin e tij, e bën me shpresën se do i harrojnë, drogën, krimin, korrupsionin se do blejë heshtjen e Evropës me refugjatë, ka marrë fund, harroje Edi Rama. Po e bën edhe për para, se kampet e refugjatëve janë tendera”- tha Basha.
“Qasja e Ramës naten ne krevat me krimin dhe drogën dhe ditën duke u hequr si evropian, tani ka falimentuar, bota po sheh qartë realitetin e dhimbshëm të vendit në qeverisjen e tij, krimi, droga dhe korrupsioni do të ndëshkojnë dhe po e ndëshkojnë vendit, po e ndëshkon autori i bëmave”- tha Basha.
Sipas tij, “me qëndrimin e konsoliduar gjerman nuk do të hapen negociatat as këtë herë, tani shqiptarët të presin dhjetorin, lajmi më i keq është që nëse nuk e ndërrojmë këtë qeveri, rezultati do jetë i njëjti, Qeveria Rama është e falimentuar, e vetmja mundësi që kemi është të ndryshojmë qeverinë, politikën dhe të largojmë klikën që ka kapur politikën, ekonominë dhe gjithë shoqërinë, kjo është sfida, largimi i së keqes”.
Basha ka thene se opozita eshte e vendosur te marre kete sfide persiper.
“Ftoj sot shqitaret me te cilet ndaj lajmin e keq qe vjen nga Gjermania, te mos e humbasin besimin. Ai reflekton pabesueshmerine totale te kesaj qeverie te lidhur me krimin, oligarket dhe drogen per te kryer detyrat, plotesuar kushtet per hapjen e negociatave. Keta qe sot dridhen e perdridhen, duhet ti bejne pyetje vetes, pse nese kjo qe them sot nuk qenka e vertete, pse Shqiperise i vendosen kushte te renda ne nje proces me dy ndalesa, kontroll direkt nga qeveria federale dhe Bundestagun, qe ka vendosur hapjen e negociatave per Maqedonine pa kushte, gjeni ndryshimin”- tha ai.