Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka hedhur sërish akuza se sipas tij po bëhet një pazar i pistë për të mos patur Reformë Zgjedhore.
Murrizi, ndërsa ka shpërndarë videon e fjalës së tij pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ku u shpreh se nuk do ta votojë Reformën, shkruan se “ambasadorët Soreca dhe Borchard duhet të tregojnë arsyen dhe shkakun e vërtete përse u zbythën nga rekomandimi kyç për administratë zgjedhore”.
Sakaq Murrizi drejtuar ambasadorëve, thotë se “burra që nuk mbajnë fjalën, janë njëlloj spurdhjakë pavarësisht se ku ka lindur dhe çfarë gjuhe flasin”.
POSTIMI I Murrizit:
Kush mund ti bej hesapet pa HANXHIN, mund te ngelet si nje “ HAN” i braktisur dhe i rrenuar
Ambasadoret Soreca dhe Borchard te tregojne “ arsyen” dhe SHKAKUN e vertete perse u zbythen nga REKOMANDIMI KYÇ I OSCE DHE ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE?????
BURRA QE NUK MBAJNE FJALEN, JANE NJELLOJ SPURDHJAKE PAMVARSISHT SE KU KA LINDUR DHE ÇFAR GJUHE FLASIN
Ky eshte nje PAZAR I PISTE PER TE MOS PATUR REFORME ZGJEDHORE”, thotë Murrizi në postimin e tij pasi ka shpërndarë videon ku foli pas ëprfundimit të takimit me Kim.