• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAVARËSIA E KOSOVËS/ Zbulohet mënyra e veçantë e festimit, si do të shndërrohet “Newborn”
Home
Rajon

PAVARËSIA E KOSOVËS/ Zbulohet mënyra e veçantë e festimit, si do të shndërrohet “Newborn”

17 February, 2021 s.autor Rajon

Kosova sot është e gjitha e zbukuruar për festë. Flamujt janë shpalosur në të gjitha sheshet dhe mjediset e tjera publike të qyteteve të Kosovës, në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Sot ka një axhendë të ngjeshur aktivitetesh, jo vetëm përkutimore, por edhe kulturore e sportive.

Vendi ndërkaq vjen në këtë 13-vjetor me një qeveri të re që u vendos nga vota e vetëm para tre ditëve.

Alberta Hashani, gazetarja e Top Channel ka zbuluar se si do të zhvillohet dita e Pavarësisë së Kosovës ditën e sotme duke thënë se qytetarët janë ftuar që të lyejnë dorën me ngjyrat e ushtrisë së Kosovës dhe shuplakën ta vendosin në obeliskun “Newborn”.

“Këtë vit është vendosur që në ngjyrat e ushtrisë së Kosovës, në nder të UÇK të lyejnë shuplakën dhe ta vendosin brenda obeliskut dhe t’i japin mbështetje atyre që ndodhen në Hagë dhe atyre që kanë rënë për luftën e vendit”, tha Hashani në një lidhje për ‘Wake Up’.

Hashani u shpreh se në këtë ditë, shqiptarët do të festojnë jo vetëm Pavarësinë e Kosovës, por edhe ndryshimin e qeverisë.

“Kohët e fundit, qytetarët janë fokusuar në politikë dhe një pjesë e tyre po festojnë pavarësinë dhe ndryshimin e qeverisjes. Këto ditë janë feste, qoftë për pavarësinë dhe qeverisjen.

Bazuar në votat që janë numëruar deri tani, Albin Kurtit i takojnë 56 deputetë dhe për të formuar qeverinë i duhen 61 deputetë, por nuk janë numëruar ende votat e diasporës dhe mbetet për t’u parë në vijim nëse do të rritet numri për të arritur shumicën e nevojshme parlamentare”, tha Hashani.

Gazetarja zbuloi se pritet që Lëvizja Vetëvendosje të zgjedhë të njëjtët emra për ministra, pasi kanë qenë krah Kurtit gjatë të gjithë fushatës zgjedhore. Ndër të tjera mbetet për t’u parë nëse Kurti dhe Rama do të bien dakord dhe do të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket Shengenit Ballkanik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 34-VJEÇARIT NË 2019 NË MIRDITË/ Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim shokun që e nxori në pritë
Previous article "IK P****U BOLL BËRTITE"/ Grizman dhe Pike zihen në fushë gjatë ndeshjes me PSG-në: T**p, po vrapojmë...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT