• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pavarësia e Katalonjës – Gjykata e Lartë e Spanjës thërret liderin e shkarkuar Puigdemont
Home
Botë

Pavarësia e Katalonjës – Gjykata e Lartë e Spanjës thërret liderin e shkarkuar Puigdemont

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

 

Presidenti i shkarkuar katalan Karles Puigdemont dhe 13 anëtarë të qeverisë së tij janë thirrur  për t’u paraqitur në një gjykatë në Madrid gjatë kësaj jave. Kjo lëvizje i përgjigjet akuzave për rebelim të ngritura nga kryeprokurori spanjoll ndaj zyrtarëve rajonalë që mbështetën pavarësinë e Katalunjës në referendumin e organizuar më 1 tetor.

Gjykata e Lartë e Spanjës ka thirrur liderin e shkarkuar katalan Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të qeverisë së tij që të paraqiten në një seancë gjatë javës. Gjykata gjithashtu i dha zyrtarëve tre ditë për të paguar një depozitë prej 6,2 milionë eurosh për të mbuluar detyrime të mundshme. Thirrja e Gjykatës vjen pasi kryeprokurori i Spanjës deklaroi të hënën se ai do të ngrinte akuza ndaj udhëheqësve katalanas, përfshi këtu edhe akuzat për rebelim.

Zoti Puigdemont ndodhet aktualisht në Belgjikë, së bashku me disa ish-ministra rajonalë, por ish-presidenti i Katalunjës deklaroi se ai nuk do të kërkonte azil politik atje.

Puigdemont nxiti një krizë në Spanjë pas organizimit të një referendumi për pavarësi në fillim të tetorit, pavarësisht kundërshtisë nga Madridi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli votimin ilegal. Qeveria qendrore e Spanjës tashmë ka marrë kontroll direkt të Katalunjës, ndërkohë që rajoni do t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme më 21 dhjetor.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si komentohet magjia e zezë nga "mjeshtrat" amerikan
Previous article Skandal/ Numri 2 i qeverisë May akuzohet për ngacmime seksuale

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT