• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Paulin Stërkaj, goditja që “RRËZOI NË TAPET” kampionin/ Gjendja shëndetësore e deputetit në spitalin e… (DETAJET E REJA)
Home
Sociale

Paulin Stërkaj, goditja që “RRËZOI NË TAPET” kampionin/ Gjendja shëndetësore e deputetit në spitalin e… (DETAJET E REJA)

19 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një status i kryeministrit Edi Rama që lutej për shëndetin e deputetit socialist të Shkodrës kapi në befasi shumicën e atyre që ishin fokusuar tek aktualiteti politik.
Postimi i Ramës:

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit 🙏Forca mik💪Jemi të gjithë me ty👍”.

Stërkaj, njeriu që u shpall 12 herë kampion në mundje, ka nisur një betejë të vështirë me një goditje të papritur cerebrale që ka pësuar në trurin e vogël gjë që ndikon në humbjen e ekuilibrit. Sipas mjekëve një nga shkaqet e mosparandalimit, mund të ketë qenë mungesa për një periudhë të gjatë kohore e parametrave jetikë nga ana e deputetit, si tensioni, etj të cilat mund të kishin ndihmuar në kapjen në kohë të goditjes.

Nga ana tjetër ata thonë se duhet të kalojnë të paktën 5 ditë derisa të kuptohet saktë se sa e rëndë apo e lehtë mund të jetë goditja në tru dhe pasojat që ajo mund të sjelli në të ardhmen për shëndetin e Sterkajt. Mbi bazën e kësaj do të përcaktohet edhe mjekimi dhe rruga për rikuperimin e goditjes tinzare për ish kampionin e madh të mundjes shqiptare.

Pranë repartit të reanimacionit të Spitalit nr. 5 kanë shkuar shumë të afërm, sipmatizantë, deputetë e ministra. Por gjendja e tij shëndetësore për momentin kërkon veç qetësi ndërkohë që ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë pranë kolegut deputet dhe sëbashku me Profesoreshë Mira Rakacolli po ndjekin në vijimësi ecurinë e parametrave jetikë të Sterkajt dhe ciklin e shërbimit të specializuar mjekësor ndaj tij.

Burime pranë Partisë Socialiste e konfirmojnë një gjë të tillë dhe sqarojnë se deputeti i Shkodrës po kalon orët më kritike.

Burime të AlpeNews.al, bëjnë me dije se deputeti ndodhet në spitalin nr.5, pranë QSUT Tiranë.
Të njëjtat burime bejne me dije se Stërkaj ndodhet në reaminacion dhe po ndiqet nga Mira Rakacolli.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mamaja e Nikollaq Nerënxit kërcënon shefin e Komisariatit: Do ta vras me sopatë... (VIDEO)
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Ja çfarë ndodhi tek Unaza e Madhe... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe Aktualitet

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT