• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PATRONAZHISTËT JANË…”/ Berisha: Rama që tani ka nisur manipulimin e zgjedhjeve!
Home
Politikë

“PATRONAZHISTËT JANË…”/ Berisha: Rama që tani ka nisur manipulimin e zgjedhjeve!

21 October, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur me manipulimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Berisha tha se njësoj siç bëri në zgjedhjet e 25 prillit, Rama ka angazhuar sërish patronazhistët. Ish-kryeministri i konsideron ata si “terroristë të kuq”.

Berisha: Demokratët jetojnë në një diktaturë të vërtetë terrori, diskriminimi. Nga një njeri i cili i vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Një njeri që është ia ftë të aplikojë çdo gjë të kundërligjshme ndaj tyre. Një njeri që po e shkatërron këtë vend me një shpejtësi marramendëse. Nuk po bën dot regjistrimin se e di se do i dalin 2 milionë shqiptarë.

Një njeri që i merret shpirti nga një patrullë e droguar policie. Nga një njeri pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq. Nuk them se çdo patronazhist është terrorist i kuq. Shumica kanë terrorizuar njerëzit tanë. I kanë kërcënuar njerëzit që nëse nuk votojnë për këtë kandidat, do ju bëjmë të gjitha.

Që tani ka filluar manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do i bojkotojmë. Ne nuk i bojkotojmë. Ne e kemi të shenjtë votën. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Mbush sallat dhe stadiumet me fëmijë shkollash në fushatë. Sepse është partia shtet. Nuk njeh asnjë kufij. Ne të tjerët nuk jemi pjesë e Shqipërisë. Prandaj dhe ne kapemi fort tek vota.

Ne kemi votuar nga dhjetori deri sot më shumë se çdo forcë tjetër politike në historinë e vendit. Ne do i kthejmë shqiptarëve votën. Këto primare duhet t’i shohim si një proces shumë të rëndësishëm për mbarë shqiptarët. U premtuam atyre ndryshimin, ja ku vijmë përpara jush me ndryshimin.

Përveç votës nuk ka mënyrë tjetër se si ky vend të prosperojë. Ky duhet të jetë vlerësimi që duhet t’i bëjmë këtij. Në krahun tjetër e kanë ndaluar votën në parti fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM QARË PA PUSHIM"/ Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes
Previous article U GJET I VRARË NË KANAL/ Zbulohet kontakti i fundit i 34-vjeçarit në Fushë Krujë, nëna: E pyeta nëse donte...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT