• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Patozi MIRËNJOHËS ndaj kuksianëve: Atyre që e detyruan realisht të zby**** Qeverinë
Home
Shqipëri

Patozi MIRËNJOHËS ndaj kuksianëve: Atyre që e detyruan realisht të zby**** Qeverinë

5 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

“Shqipëria të shpëtojë nga kjo qeveri e korruptuar dhe harbute ka nevojë për një opozitë të besueshme dhe që nuk bën kurrë pazar me kauzat e saj”.

Ky është reagimi i parë i ish deputetit Astrit Patozi, i cili flet për “mirënjohje dhe respekt pafund për protestuesit kuksianë! Të cilët përmes instiktit dhe spontanitetit të tyre si qytetarë të lirë, arritën të shkundin koshiencën gati të rënë në letargji të një kombi të tërë”.

Postimi i plotë nga Astrit Patozi

Astrit Patozi

MIRËNJOHJE ATYRE QË E DETYRUAN REALISHT TË ZBYTHET QEVERINË!

Mirënjohje dhe respekt pafund për protestuesit kuksianë! Të cilët përmes instiktit dhe spontanitetit të tyre si qytetarë të lirë, arritën të shkundin koshiencën gati të rënë në letargji të një kombi të tërë.

Duke treguar se ky vend nuk ka nevojë sot për heronj dhe për udhëheqës patetikë, por për pak dinjitet dhe realizëm.

Ka vetëm një arsye pse protesta e tyre pati atë sukses të admirueshëm; sepse ajo ishte 100 perqind e vërtetë.

Sepse ajo nuk ishte marrëveshje, as me qeverinë, as me konçensionarët, dhe as me atë, që pret pas ferrës se mos i vjen ndonjë ditë radha qyl për pushtet.

Dhe vetëm si e tillë e zbythi qeverinë dhe “timonierin” e saj të pathyeshëm.

Ndaj është më mirë të heshtni ju afendikonj të korruptuar, që dje i quajtët “vandalë”, gjoja në emër të popullit, kurse sot i kërkoni atyre ndjesën më hipokrite në botë.

Por po ashtu, mos u krekosni kot edhe ju, që vrapuat paturpësisht që të merrni oksigjen prej saj, me shpresën se do të harrohen pazaret e pista me Edi Ramën, jo më larg se një vit më parë, të cilave nuk u është tharë ende boja.

Një opozitë e vërtetë nuk nxjerr popullin përpara si mburojë njerëzore dhe fshihet prapa tij, se mos e kap ndonjë shkop gome qorr apo ndonjë fletë arresti e reformës për drejtësi.

Një opozitë e pakapur nuk fshihet pas tymit të gomave të makinave, ndërkohë që populli vijon të jetë në burg edhe pse qeveria e ka kuptuar gjoja gabimin.

Një opozitë ballore nuk thotë në mengjes, që jemi duke ndjekur popullin e zemëruar, që po proteston, kurse në drekë e shpall ajo vetë mbylljen e protestës, duke e regjistruar si fitore, vetëm sepse qeveria u tërhoq.

Që Shqipëria të shpëtojë nga kjo qeveri e korruptuar dhe harbute ka nevojë për një opozitë të besueshme dhe që nuk bën kurrë pazar me kauzat e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ Jo vetëm SHI! Ja çfarë pritet të ndodhë nesër me... (FOTO)
Previous article Caktohet data/ Ja kush është gjykatësi i tretë që kalon në VETTING-UN

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT