Inspektoriati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion për shembjen e 35 objekteve një dhe dykatëshe në Bashkinë e Patosit.
Prishja e banesave bëhet në kuadër të rikualifikimit urban të qendrës së Patosit. Fadromat e IKMT nuk kanë hasur në rezistencën e banorëve. Sipas VKM, banorët e prekur nga shembjet do kompensohen.


