• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Patentat e Tahirit, ironizon Patozi: Nuk është çështje fati, për fature
Home
Aktualitet

Patentat e Tahirit, ironizon Patozi: Nuk është çështje fati, për fature

3 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Nuk ka munguar edhe reagimi i demokratit Astrit Patozi në lidhjen e një skandali të ri që ka përfshirë Saimir Tahirin. Patentat e deputetit janë gjetur në makinën e biznesmenit Orest Sota, ku ky i fundit u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia e Elbasanit. /AlpeNews.al/

NUK ËSHTË ÇËSHTJE FATI, POR ÇËSHTJE FATURE

Tani nuk ka asnjë vlerë gjendja penale e Saimir Tahirit, çështja e të cilit shkaktoi aq shumë debat javët e fundit në Shqipëri. As për sot, dhe, as për nesër. Kryetimonieri le ta mbajë me shëndet dhe le t’i gëzohet po të dojë “fitores” së vet të bujshme, kur ia hoqi nga duart në çastin e fundit prokurorëve yllin tashmë të shuar të qeverisë Rama 1.
Ndoshta dy patentat e skafit që u gjetën në kroskotin e makinës së një “kundravajtësi” bashkë me një thes me 863 mijë euro, mund të mos i sjellin pasoja juridike ish-ministrit emblematik të mandatit të parë të socialistëve.

Por kjo nuk është aspak rrethanë lehtësuese për Edi Ramën. Përkundrazi, kjo është prova më e qartë se pushteti i tij nuk është vetëm i inkriminuar, por edhe tmerrësisht banal. Figura e dytë e qeverisë së Edi Ramës në mandatin e parë është tashmë një personazh grotesk, që jo vetëm i ka shitur makinën trafikantëve, në përgjimet e të cilëve rezulton të trajtohet gati si një anëtar i thjeshtë i bandës. Sepse pikërisht kur timonieri po përpiqej, nganjëherë jo pa sukses, me çdo mjet që të shpërqendronte vëmendjen prej tij, vjen skandali i fundit. I cili i vë vulën çdo dileme dhe i heq dyshimet edhe më skeptikut, se kemi të bëjmë me një pushtet të krimbur dhe të kalbur nga krimi.

Dhe pyetja është nëse është vërtetë kaq fatzi ky Saimir Tahiri, saqë e çoi dreqi atë tipin me 863 mijë euro në makinë që të binte në pritën e policisë së Elbasanit? Apo që ky soj zyrtarësh është kaq i përfshirë në aktivitete okulte, sa edhe kontrollet më rutinë mund t’i nxjerrin zbuluar? Faktet mbështesin versionin e dytë, ndaj edhe kushdo sot në këtë vend ka të drejtë të mendojë se po ta gërvishësh edhe pak, këtyre mund t’u gjesh edhe patenta avionësh të vegjël apo batiskafësh, që përdoren jo vetëm nga kartelet kolumbiane për transport droge.

Dhe për mua, kjo është fatura që paguhet gjithmonë, kur e ndan pushtetin me krimin dhe këtë e kthen në strategji politike. Por mbi të gjitha, kur këtë filozofi antishtet dhe këtë aleancë gati publike me bandat e aplikon me arrogancën dhe me shkujdesjen e atij, që mendon se nuk ka rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si ajo tregohet.

Jam shumë kurioz të di se si do ta justifikojnë këtë skandal Edi Rama dhe të gjithë ata që besojnë ende në pagabueshmërinë e timonierit. Po ishin pak të mençur, duhet të ndjeheshin të lumtur vetëm me faktin se, mos ndoshta ajo që ka ndodhur nuk është vepër penale për ish-ministrin. Por deri aty. Sepse më tutje, ngado që ta kapësh, ajo të bën të zësh hundët me dorë prej kutërbimit të një pushteti që po dekompozohet dita-ditës.

 

NUK ËSHTË ÇËSHTJE FATI, POR ÇËSHTJE FATURETani nuk ka asnjë vlerë gjendja penale e Saimir Tahirit, çështja e të cilit…

Posted by Astrit Patozi on Freitag, 3. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E vranë sërisht Valbonën
Previous article Si do dukeshin filmat pa efekte speciale? (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT