• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PATENTAT/ Dalin rregullat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi automjeti
Home
Sociale

PATENTAT/ Dalin rregullat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi automjeti

10 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjtihë personat që dua të pajisen me leje drejtimi për automjete tashmë do përballen me rregulla të reja.

Kjo pasi që nga 1 marsi, ka hyrë në fuqi pyetsori i ri për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B, i hartuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Ndryshimet u paralajmëruan që në shkurt në faqen zyrare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, ndërsa tashmë këto ndryshime kanë hyrë zyrtarisht në fuqi.

Mësohet se në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

Rregjistrimi

Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi.

Kandidati duhet të të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet siç parashikohet në Lidhjen 2 të Udhëzimi Nr. 682/4, datë 1.4.2017 dhe të të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër.

Sipas udhëzimi kandidati që do të pajiset me leje drejtimi të mos jetë në proçes përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A si dhe të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Autorizimi

DRSHTRR lëshon Autorizimin e praktikës së kandidatit, me kërkesë të autoshkollës. Kërkesa mund të bëhet me shkrim ose në rrugë elektronike.

Autorizimi lëshohet pasi shqyrtohet plotësimi i kritereve si më poshtë: të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme; të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale; të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi; të jetë i pajisur me lejedrejtimin e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet; të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër; të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Pikët e patentës

Duke filluar nga data 16 Prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20.

Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare.

Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

Tarifat për kategoritë reja të lejes së drejtimit

a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë;
b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë
c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë
ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë
d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdhi me shumë bujë në verë, ‘zhduket’ futbollisti i Barcelonës
Previous article S’do t’ja dijë për kritikat: Ilda Bejleri i marros të gjithë me pamjen ‘hot’ (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT