• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PATA FATIN…”/ Rrëfimi i ukrainasit që iku nga lufta: Mjekët në Shqipëri i shpëtojnë jetën
Home
Botë

“PATA FATIN…”/ Rrëfimi i ukrainasit që iku nga lufta: Mjekët në Shqipëri i shpëtojnë jetën

14 September, 2023 s.autor Botë

Nuk resht së falënderuari Shqipërinë, shqiptarët që e strehuan dhe kardiokirugun që i bëri operacionin në zemër.

Sergey Lamin 62 vjeç, është një shtetas ukrainas dhe që prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Fati e deshi që, për shkak të problemeve në zemër të mbërrinte me autoambulancë  nga qyteti i Vlorës ku është vendosur me familjen e tij  në Urgjencën e Kardiologjisë në QSUT, ku burrë e grua e menduan edhe të keqen, si dy njerëz që kishin vetëm njëri tjetrin të në një vend të huaj.

“Pata fatin të më operonte profesori dhe ja ku jam jam shumë mirë“, -shprehet ukrainasi për TCH.

“Ne ikëm nga vendi. Atje ka luftë . Qyteti  është shkatërruar i gjithi. Shqiptarët na pritën shumë mirë. Dhe tani na ndodhi dhe kjo. Por këtu më shpëtuan jetën. Spitali shumë i mirë.”-shprehet bashkëshortja.

Sergey duhej te kryente bypass të cilin e mori përsipër kardiokirurgu Edvin Prifti, i cili që prej gati një viti është rikthyer në këtë shërbim.

“Pacienti erdhi si rast urgjencës dhe iu nënshtrua interventit të bypass-it, me të njëjti përkushtim si shtetasve shqiptar. Pacienti del pas 6 ditësh nga spitali, Ky është një rast i kontributit tonë sado mos ndaj shtetasve ukrainas.”-shprehet mjeku Edvin Prifti.

Në Shqipëri  kanë mbërritur dhe janë vendosur në qytete të ndryshme afro 6.200 shtetas nga Ukraina. Shumë të tjerë janë larguar.

Qeveria shqiptare pak kohë më parë mori vendim se shtetasit ukrainas mund të qëndrojnë deri në një vit pa pasur nevojë të pajisen me leje qëndrimi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË PALLATIN 10 KATËSH NË TIRANË/ Merren në pyetje administratori dhe disa banorë
Previous article MEGAOPERACIONI/ Arrestohet 'Ujku i Cërrikut', momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT