• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pasuria e ministrave të qeverisë “Rama 2”, nga jetesa me rrogën mujore, tek 14 llogari bankare
Home
Shqipëri

Pasuria e ministrave të qeverisë “Rama 2”, nga jetesa me rrogën mujore, tek 14 llogari bankare

15 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Zbardhen pasuritë e kabinetit “Rama 2”.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhurat nga rroga, nga honoraret dhe fitimet nga shitja e pikturave.

Zëvendëskryeministra Senida Mesi dhe bashkëshorti i saj disponojnë 14 llogari bankare, dy apartamente dhe automjet. Bashkëshorti zëvendëskryeministres zotëron 100% të aksioneve të një kompanie.

Zbulohet pasuria e Edi Ramës, ja sa merr nga punët artistike kryeministri

Ministri i Brendshëm deklaron si të ardhura vjetore pagën dhe të ardhurat nga komisionet e përhershme e të përkohshme në Kuvend. Fatmir Xhafaj ka deklaruar si pasuri të patundshme një dyqan në Vlorë nga dhënia me qira e të cilit ka marrë 13770 euro në një vit.

“Gazeta Shqiptare” publikon pasuritë e kabinetit qeveritar, të cilat u referohen deklaratave të pasurisë, dorëzuar prej tyre në Inspktoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilat janë zbardhur nga “Open Spending Albania”.

Ndryshimi i pasurisë
Nuk është rroga e vetmja pasuri që mbahet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kjo, pasi numri një i qeverisë merr të ardhura edhe nga punët artistike, apo edhe honoraret ku ka deklaruar se merr 51.000 lekë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se të ardhura neto nga paga merr 2 015 199 lekë, ndërsa të ardhura neto nga krijimtaria artistike, shitje e punëve artistike merr 3 894 352 lekë.

Ndërkaq, sipas “spending data.al”, nisur nga deklarimi i Ramës, deri tani ka shlyer shumën prej 4 852 euro për kredinë me vlerë 80 000 euro, afat 10-vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë një banke të nivelit të dytë. Kredia është pjesë e regjistrit martesor dhe detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor 2017 është 26 460 euro. Ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Linda ka shlyer shumën prej 4 853 euro për kredinë e përbashkët me vlerë 80 000 euro, me afat 10-vjeçar të marrë në datë 22.10.2013.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017 deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetër borxh. Nga shitja e veprave të artit, Gregori gjatë vitit 2017 ka fituar 28 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vangjel Zguro nuk pret klubin, zbulon të ardhmen (FOTO)
Previous article Maqedonia e zgjedh emrin me Greqinë por Bullgaria nuk e pranon emrin e ri

Ina.Autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT