• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRUESJA E “PARAVE”/ Dëshmojnë në prokurori dhe të tjerë që punësuan Rozeta Dobin, çfarë rezultoi pas kontrolleve në shtëpi
Home
Breaking News

PASTRUESJA E “PARAVE”/ Dëshmojnë në prokurori dhe të tjerë që punësuan Rozeta Dobin, çfarë rezultoi pas kontrolleve në shtëpi

16 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se kush është pronari i shumës prej 404 mijë eurosh që u zbuluan në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, e cila përfundoi në pranga bashkë me të birin Havierin, për vjedhjen e shtëpisë së Alda Klosit, një ish zyrtare e lartë në kryeministri.

Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh, të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës, dhe disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur vetëm bizhuteri, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se në banesat e tyre nuk është marrë asgjë.

Pastruesja Dobi ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa ka mbyllur gojën për të rrëfyer se kujt i përket shuma e majme e parave që u zbulua pas përgjimit ambiental të nënë e bir.

Prokuroria e cila po heton krahas vjedhjes edhe për veprën penale të pastrimit të parave, ka urdhëruar kontrollin e disa banesave, ndërsa pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri kanë llogari bankare dhe sa është shuma në këto llogari.

Ndërsa është kërkuar informacion në banka, por edhe në Kadastër, për llogaritë bankare dhe pasuritë që zotëron Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë në shtëpitë e të cilëve punonte si pastruese Rozeta Dobi. Kjo e fundit, po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar Havier Dobi, i cili shfaqte luks në rrjetet sociale, pasi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash nga ato që kishin vjedhur në banesat e zyrtarëve.

49-vjeçarja është e vetmja, që mund të hedhë dritë mbi misteret e kësaj ngjarje dhe të sqarojë se kush është pronari i shumës së majme, por ajo ka refuzuar të flasë, edhe pse prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË LONDËR/ 22-vjeçari plagos me armë gjahu 4 gra dhe 2 vajza të mitura para një kishe
Previous article LËKUNDJET E FORTA TË TËRMETIT/ Ja momenti kur dhjetëra qytetarë lënë banesat dhe dalin në rrugë (PAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00 Aktualitet

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT