• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PASTRUAM VENDIN NGA LLOTOT E ILIR METËS”!/ Veliaj: Ja për çfarë s’jam dakord me Presidentin, deputeti i LSI i doli para fadromës
Home
Politikë

“PASTRUAM VENDIN NGA LLOTOT E ILIR METËS”!/ Veliaj: Ja për çfarë s’jam dakord me Presidentin, deputeti i LSI i doli para fadromës

17 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit, Arben Skënderi, kanë qenë të ftuarët e parë të emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24.

Përballë dy analistëve, Erl Murati dhe Agron Gjekmarkaj, Veliaj ka shpjeguar fillimisht përgjigjet ndaj Ilir Metës në aktivitetin e mbajtur në Pezë të hënën, në kujtim të  Konferencës së Pezës.

Veliaj u shpreh se “nuk kam asgjë personale me Presidentin, por s`mund t`i shmangesh betejave kur flet për pluralizëm”.

“Unë nuk kam asgjë personale. Thjesht gjërat duhen thënë siç janë. 

Një kryetar bashkie merr shumicën e kohës të pastrojë monumentet nga bingot, bastet dhe llotot e deputetëve të Ilir Metës, duhet ta themi.

Sot kisha një apel, duhet t`i respektojmë atdhetarët. Unë cilësova në Pezë intuitën e cilësisë së fshatit. 

Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, duhet ta themi prapë historinë të plotë. 

Kur u shkrehën pushkët vetëm një pjesë vajti të luftonte gjermanin, pjesa tjetër luftoi shqiptarin. 

Të thuash duam pluralizëm dhe ti shmangesh betejat. Asgjë personale me Presidentin. 

Nuk mund të predikosh te partizanët, dhe tu dalësh para fadromave të bashkisë, dhe të flasësh për pluralizëm kur u shmangesh betejave”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj është shprehur se nuk ka pasur kohë të lexojë raportin e Ilir Metës për mbrojtjen përballë Komisionit të Venecias.

Sipas tij, gjatë të hënës i është përkushtuar hapjes së shkollave, duke treguar se Tirana ka përfituar disa shkolla të reja si bashkëpunim mes bashkisë dhe biznesit privat.

“Nuk e kam lexuar raportin e Metës. Po të kisha kohë të lexoja raportin, do rrija më shumë me tim bir. 

Në thelb ne do paguajmë me këste shkolla sepse nuk i kemi ato lekë. 

Ky është një problem akut, që nuk i thua dot Tiranës ‘që ne nuk kemi lekë dhe nuk do bëjmë shkolla’. 

Nga familjarët vilen më pak se 2 milion lekë në vit. 

Në momentin që gjysma janë o pensionist, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike, dhe kjo shumë nuk mblidhet”, tha Veliaj.

Ndërkohë, duke folur për mësimin me dy turne, Veliaj u shpreh se tani kanë mbetur vetëm dy gjimnaze ku zhvillohet mësim me dy turne.

Ai tha se për të arritur këtë është punuar shumë për hapjen e shkollave të reja.

 “Ka qenë Çajupi me dy turne. Shkolla Kosova nuk ekzistonte fare. 

Ne sot jemi shumë afër kësaj arritje. Shkolla ‘Servete Maçi’ është një shkollë e re. Sot kemi më pak mësim me dy turne. 

Kemi hapur disa shkolla të reja për të reduktuar mësimin me dy turne. 

Na mori katër muaj vetëm sherri me Universitetin Bujqësor të Tiranës. 

Kanë mbetur vetëm dy gjimnaze që kanë mësim me dy turne. 

Jemi shumë afër arritjes që të mos kemi më mësim me turne. 

Ndërtimi i një shkolle kushtojnë nga 2-3 milion euro por dhe më shumë”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA MBËSHTES EKIPIN NGA..."/ Mbappe i zhgënjyer që s’do të luajë kundër Real Madridit, ja çfarë shkruan...
Previous article SULMET NË ARABINË SAUDITE/ Trump: Rritja e çmimit të naftës nuk është problem

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT