• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PASTRIMI I PARAVE TE PISTA/ Mbyllen 41 EXCHANGE, ndryshimen në sistemin bankar
Home
Ekonomi

PASTRIMI I PARAVE TE PISTA/ Mbyllen 41 EXCHANGE, ndryshimen në sistemin bankar

28 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen e tregut duke bërë ndryshimet e nevojshme në rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave. Fokusi i ndryshimeve ka të bëjë me përfshirjen në raportim të të gjithë subjekteve edhe pranë Bankës së Shqipërisë.

Mes të tjerave zyrat e këmbimit valutor duket të jenë një prej segmenteve në drejtim të të cilave ka pasur forcim të kontrollit, kjo edhe në funksion të parandalimit të pastrimit të parave.

Ecuria e këtij segmenti ka qenë e qëndrueshme ndërkohë që jenë raportuar të paktën 41 agjenci këmbimi të mbyllura dhe 39 të tjera të licencuara për të hapur aktivitet në këtë fushë. Aktualisht një tjetër institucion që ka në përgjegjësi direkte parandalimin e pastrimit të parave është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave nën varësinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ku detyrimin për të raportuar pranë saj e kanë bankat, agjencitë e këmbimit valutor, noterët e një seri institucionesh të tjera.

Ndryshime të tjera ne sistemin bankar

Banka e Shqipërisë pret që edhe gjatë këtij viti ndryshimet në sistemin bankar të lidhura këto me shitjen apo bashkimin e bankave të vijojë duke sjellë si efekt në fund të vitit më pak banka në strukturën e përgjithshme të tregut.

Të gjitha këto detaje u bënë me dije gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes të vitit 2017 të Bankës së Shqipërisë.

Mes të tjerave ky institucion ka vënë theksin tek prioritetet që do të ketë gjatë vitit 2018 të lidhura me rrezikun e kredisë me fokus kreditë me probleme dhe trajtimi i kredi marrësve në vështirësi financiare . Po kështu përafrimi i mëtejshëm i kuadrit rregullator me Bazel III dhe finalizim i projektit për rregullimin dhe mbikëqyrjen e qeverisjes së bankave. Në fokus do të jetë edhe konsolidimi i sistemit bankar, vetëvlerësimi ekuivalencës së kuadrit rregullativ me direktivat europiane si dhe bashkëpunimi me Bankën Qëndrore Europiane (nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit) apo monitorimi i efekteve nga standardet e reja të raportimit financiar përgatitja e raportimit financiar sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit). Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputeti i PD, Agron Shehaj, merr në patronazh protestën e teatrit
Previous article Këngëtarja shqiptare ndryshon look dhe fansat u MAHNITËN pas saj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT