• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASTRIM PARASH”/ Sekuestrohet shuma marramendëse e pasurisë në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

“PASTRIM PARASH”/ Sekuestrohet shuma marramendëse e pasurisë në Vlorë

27 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria dhe policia në Vlorë njoftuan sekuestron preventive të rreth 1.5 milion euro pasuri, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash, nga një person i dënuar në Itali me 17 vite burg për “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”përdhunim” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”.

Nga Jerola Ziaj

Prokuroria e Vlorës dhe policia e këtij qyetit njoftuan të enjten se kishin vendosur në sekuestro preventive, pesë apartamente, një anije peshkimi, një vilë tre katëshe dhe katër makina, me një vlerë rreth 1.5 milion euro

Në një njoftim për shtyp policia bëri me dije se pasuritë i përkisnin për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.

Mbrojtësi ligjorë i Merkajt, i kontaktuar nga BIRN, tha se ende nuk kishte informacion për këtë dhe nuk donte të citohej.

Merkaj i cili ndodhet në burg në pritje të njohjes së dënimit të marrë në Itali nga gjykata shqiptare, akuzohet nga prokuroria për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në një komunikatë për median policia e Vlorës bëri me dije se “zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte: 5 apartamente banimi;  1 vilë trekatëshe;1 mjet lundrimi, anije peshkimi; 4 automjete”.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Merkajt, i cili është dënuar nga Gjykata në Venecia (Corte d’Assise Venezia) në vitin 2011. Ai  u arrestua për llogari të drejtësisë italiane në korrik të vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN ME BRAZILIN NË COPPA AMERICA/ Klubet më të mëdha në “sulm” për Everton Soares, ja ku vendos
Previous article MERO BAZE/ Debati është “çdo të bëjmë me presidentin”, jo “çdo të bëjmë me zgjedhjet”

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT