• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASTRIM PARASH”/ Pas hetimeve për Adriatik Llallën. A do e ndjeki nga pas ROVENA GASHI, si në çdo gjë tjetër gjatë 5 viteve të fundit!
Home
Breaking News

“PASTRIM PARASH”/ Pas hetimeve për Adriatik Llallën. A do e ndjeki nga pas ROVENA GASHI, si në çdo gjë tjetër gjatë 5 viteve të fundit!

27 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi nuk janë ndarë pothuajse kurrë nga njëri tjetri gjatë 5 viteve kur ishin Nr, 1 dhe Nr. 2 i Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë. I shihje kudo. Në zyrë, në shkresa, në mbledhje, në pritje zyrtare dhe jo zyrtare, në udhëtimet e panumërta jashtë Shqipërisë.

I kemi parë bashkë javët e fundit në media kur u janë bërë mediatike dhe publike skandalet e deklarimit apo fshehjes së pasurive. Sidomos pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit kur e futi familjen Llalla në listën e zezë të atyre që u ndalohet hyrja në SHBA me motivacionin: Për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni në detyrë.

Avokat Ngjela, ish ministri i Drejtësisë, e ka përshkruar mjaft bukur këtë situatë për ta kur shkruan:

“Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?

Jo, janë qejflinj krimesh.

Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit.

Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Llallës dhe Gashit, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë?

Si i kanë fituar këta këto prona?

Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.

Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.

E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.”

Por ka ca kohë që Rovena Gashi po kërkon ti shkëputet Adriatik Llallës nga ky duet i pandashëm. Ka filluar kjo përpjekje për largim, për ndarje, për të ndjekur një rrugë tjetër, pasi Llalla u shkarkua nga Parlamenti. Më pas edhe vetë Rovena Gashi, nga Kryeprokurorja Arta Marku. POr ndryshe nga Adriatik Llalla që e ka gjithë inatin vetëm me Ambasadaroin Amerikan Lu, Rovena Gashi e ka me shefen e re. Sepse ajo e shkarkoi jo vetëm atë por e ktheu në detyrën që i takon edhe bashkëshortin e saj, Drtian Gina, i cili ishte i komanduar si Kryeprokuror i Elbasanit, në kohën kur çifti i lumtur i Prokurorisë Llalla- Gashi, ishin të plotfuqishëm.

Kur Departamenti i Shtetit e futi në listën e zezë Llalla u dorëzua. E kuptoi që i kishte ardhur fundi. Ndaj u tërhoq vetë nga sistemi i drejtësisë dhe nga vettingu. Ketu nisi të ndahet edhe rruga e Rovena Gashit me të. Me sa duket ajo e dinte që ai ishte “i dobët”, jo si ajo.

Ndaj kur Llalla iku nga sistemi i drejtësisë ajo kërkoi të ngjitej edhe më lart. Aplikoi për tu bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Por bashke me skandalet e Llallës filluan të bëhen publike edhe skandalet e pasurisë së saj. Ndryshe nga Llalla që i ka deklaruar me çmime deri në 20- 30 fish më të larta se çmimi fillestar, ajo nuk i ka deklaruar fare. Të paktën 16 prona i janë bërë publike.

Llalla sot është zyrtarisht nën hetim për pastrim parash në përmasa të mëdha. Po Rovena Gashi a do i bashkohet, që të rivazhdojnë rrugën juridike, si dikur?! Opinioni publik po pret.

Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Penallti me VAR, Italia ndal Anglinë në ‘Wembley’
Previous article Tersi sipas shqiptarëve: Bestytnitë më qesharake prej të cilave duhet hequr dorë!

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT Aktualitet

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT