• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASTRIM PARASH”/ ADRIATIK LLALLA, ish Kryeprokurori që fitonte 250 mijë euro me një dorë: “Merja” kriminelit, “shitja” bizesmenit
Home
Uncategorized

“PASTRIM PARASH”/ ADRIATIK LLALLA, ish Kryeprokurori që fitonte 250 mijë euro me një dorë: “Merja” kriminelit, “shitja” bizesmenit

27 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Në vijim të ekspozimit të provave dhe fakteve për çështjen e ish Prokurorit të Përgjithshëm, po publikojmë sot të plotë ciklin e mbyllur të një trasaksioni me një pronë të patundshme, e cila tregon se si Adriatik Llalla fitonte me “një dorë” çerek milioni euro.

Një trasaksion që nuk bën asgjë tjetër veçse firmos një letër që në këtë rast quhet Kontratë shitje (pasuri i epaluajtshme) njëherë me një person, të cilit ia ble ullishten 3 000 metra katrotë në periferinë më të lakmuar të Tiranës për 1.5 milionë lekë. Dhe hapi i dytë i transaksionit është shitja e të njëjtës pronë brenda pak kohësh, por tashmë një biznesmeni dhe sa hap e mbyll sytë, ja ku u siguruan 250 mijë euro.

Por nuk mbaron me kaq. Lehtësia e papërballueshme me të cilën është pasuruar ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, ka vetëm një “kleçkë” të vogël fare. Nga ato që për një njeri të gjithpushtetshëm nuk është asgjë fare. Por që prapa së cilës sot, kur Adriatik Llalla është zyrtarisht nën hetim për “pastrim parash në përmasa të mëdha” nga prokuroria e Durrësit, fshihet një aferë e errët për të mos thënë e zezë e cila ka nisur të zbardhet zyrtarisht dhe juridikisht.

Shitësi i ullishtës në dokumentin që mban firmën edhe të Adriatik Llallës është shtetasi Eduart Dushku nga Sauku i Tiranës, i cili sot ndodhet në burg. Eshte nje personazh i skeduar dhe i njohur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pasi mbi të rëndojnë dënime gjyqësore apo akuza për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, dhunë, shkatërrim prone, etj.

Pikërisht ky është personi që ia ka “shitur” Adriatik Llallës 3 000 metra katrorë ullishte në Tiranë për 1.5 milion lekë. Pas pak kohësh, ish Prokurori i Përgjithshëm ia ka shitur të njëjtën pronë pa bërë asnjë investim dhe pa ndodhur asgjë e jashtëzakonshme me çmimet në treg, për 250 mijë euro (249.000 ekzaktësisht) biznesmenit Ardian Beshiri.

Se çfarë konkretisht fshihet pas këtij transaksioni dhe çfarë ka dhën Llalla në këmbim të këtyre 250 mijë eurove, tashmë është një çështje që po hetohet zyrtarisht. Departamenti Amerikan i Shtetit një muaj më parë e futi ish Kryeprokurorin në listën e zezë të saj me motivacionin për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Më poshtë Kontrata e Shijtes së ullishtes ku Llalla e bleu nga Eduart Dushku për 1.5 milionë lekë:

Më poshtë Kontrata e Shitjes ku Llalla të njëjtën ullishte ia shet biznesmenit, për 250 mijë euro:

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkato/ Inter kërkon talentin e Udinese…
Previous article Pas një periudhe PAUZE, Zaimina rikthehet fuqishëm me pozat HOT (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT