• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PASTORI FOLI PËR KAPITALE…”/ Topalli: Shqipëria s’mund të integrohet në BE duke notuar në korrupsion
Home
Politikë

“PASTORI FOLI PËR KAPITALE…”/ Topalli: Shqipëria s’mund të integrohet në BE duke notuar në korrupsion

14 May, 2026 s.autor Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion, varfëri dhe mungesë standardesh europiane në vend. Duke iu drejtuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, të cilit iu referua si “pastori”, Topalli deklaroi se stabiliteti ekonomik për të cilin flet mazhoranca nuk reflekton realitetin social të qytetarëve shqiptarë.

Topalli theksoi se Partia Demokratike ka qenë forca politike që, sipas saj, lidhi fatin e Shqipërisë me Perëndimin, Bashkimi Europian dhe NATO. Sipas saj, integrimi europian nuk duhet parë si slogan politik, por si një proces transformimi të thellë të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Ajo shtoi se Europa nuk është vetëm një destinacion politik, por një standard drejtësie, lirie dhe barazie para ligjit.

Në vijim të fjalës së saj, Topalli foli edhe për situatën sociale në vend, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë morale dhe ekonomike.

“A e dini pse pastori flet për kapitale dhe stabilizim ekonomik? Sepse varfëria është e qetë dhe nuk bën zhurmë. Dhe pastori e bën me mjeshtëri këtë. Nuk mund të rri pa thënë se PD ka qen promotori kryeso ri integrimit të vendit në institucionet e BE. Ka qenë PD që ka bërë lidhjen e fatit me perëndimin, me BE dhe me NATO-n të këtij vendi. Integrimi në BE nuk është slogan, por transformim i thellë i shoqërisë dhe shtetit. Askush nuk mund të ndërtojë një demokraci euripiane kur vendi noton në korrupsion. Larja e parave bëhet me shkelje syri nga pushteti. Eruopa nuk është kurrë destinacion demokratik, por standard drejtësie dhe lirie para ligjit. Shqipëria jonë sot jeton një dramë të thellë sociale dhe morale zoti Pastor. Shumica e njerëzve jetojnë me pasiguri. Luksi ekstrem dhe varfëria ekstreme jetojnë paralele me njëra-tjetrën.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHQEJA E TRUPAVE NGA GJERMANIA/ SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni
Previous article "I THE SKËNDËRBE, RAMA TË FLAKU"/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Denoncuesi dhe garantuesi më i madh i sistemi

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT