• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PASOJAT NGA COVID-19 NË EKONOMI/ Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë
Home
Ekonomi

PASOJAT NGA COVID-19 NË EKONOMI/ Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë

25 May, 2020 Delo.autor Ekonomi

Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.

Visual Capitalit, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit ka përpiluar një hartë që rendit shtetet që kanë varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit.

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%.

Në mbarë botën, 44 shtete varen nga indutria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. Psh, në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohe nga turizmi.

Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të prodhimit të brendshëm bruto global çdo vit.

Në Shqipëri hapja pritet të qershor

Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e kufijve dhe fillimin e aktivitetit të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda.

Ministri i turizmit, Blendi Klosi tha në një takim të fundit me Unionin Turistik se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Franca u bën thirrje qytetarëve t'i kalojnë pushimet verore brenda vendit
Previous article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Këshillat që duhet të dini para se të shkoni në plazh

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT