• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASOJAT E TËRMETIT/ Shkreli në “Open”: Prishja domosdoshmëri, nuk kemi ndërhyrë në objektet ku vdiqën njerëz
Home
Sociale

PASOJAT E TËRMETIT/ Shkreli në “Open”: Prishja domosdoshmëri, nuk kemi ndërhyrë në objektet ku vdiqën njerëz

2 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në një prononcim për emisionin “Open” në TCH, z.Artan Shkreli tha se prishja e objekteve ka qenë domosdoshmëri në momente të caktuara, pasi objekte që rrezikonin të qëndronin në ekuilibër duheshin shembur para se të shëmbeshin në objekte të tjera që ishin afër tyre ose në trotuare duke rrezikuar jetën e njerëzve.
Lidhur me debatin në studio nëse duhej ndërhyrë nga IKMT në këto banesa para se prokuroria të thotë fjalën e saj, zvministri Shkreli tha se IKMT nuk ka ndërhyrë në ndërtesat ku ka pasur humbje jetësh.
“Objektet e prishura janë evidentuar nga IKMT duke formuar një dosje të veçantë me përshkrimin e objektit dhe fotot e pjesëve të prishura por ne nuk jemi organ hetimor dhe nuk është ky qëllimi i ndërhyrjes sonë”, tha zvministri Shkreli.
Si drejtues i njësisë së koordinimit pranë zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore për verifikimin e banesave të dëmtuara në qarkun e Durrësit, zvministri Shkreli tha se janë marrë opinionet dhe të ekspertëve të huaj.
“Ne kemi një grup ekspertësh që kanë ardhur nga Turqia të cilët kanë menaxhuar situatën e shkaktuar nga tërmetet e fuqishme në këtë vend dhe kemi kërkuar mendim si kanë vepruar.
Përgjigjia e tyre ishte se në rastet kur prokuroria ndërhynte ne largoheshim, por në ato objekte kur nuk ndërhynte prokuroria ne vepronim, dokumentonim objektin.
Dosjet janë aty, prokuroria nëse do të kërkojë të ndërhyjë gjithçka është aty e dokumentuar por ne nuk i linim objektet për një kohë të gjatë që të rrezikonin jetën e qytetarëve”, tha Shkreli.
Shkreli ka theksuar se aty ku ka ndërhyrë prokuroria, nuk është ndërhyrë nga strukturat tona të IKMT.
Zvministri tha se gjithë aksioni po asistohet nga ekspertët ndërkombëtarë të UNDP, por ata s’janë penguar nga prokuroria.
E pyetur nga moderatorja nëse për objektet e shembura ka pasur leje, Shkreli tha se aksioni është kryer në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak të bashkisë Durrës.
Sa i takon vijueshmërisë, Shkreli tha se në ndihmë të grupeve të inspektimit kanë mbërritur dhe 30 inspektorë kosovarë që do të asistojnë këtë proces.
Sipas tij janë 1200 inspektime në gjithë qarkun e Durrësit.
Sa i takon debatit për të marrë apo jo leje nga prokuroria, zvministri Shkreli tha se prokuroria mund të nisë në çdo kohë procesin e hetimit pasi çdo objekt ka dosjen e tij teknike të dokumentuar, por jeta e banorëve nuk do të rrezikohet.
Shkreli I është përgjigjur pyetjeve të të ftuarve në studio për aksionin, duke sjellë një shembull të një pallati në qytetin e Durrësit që bie në oborrin e shkollës dhe pas 5 ditësh vendosëm ta prishim pasi nuk mund të dërgojmë fëmijët në shkollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEZHË/ 51 pallate e 264 shtëpi të pabanueshme, 1305 banorë të strehuar në hotele
Previous article AKUZA/ Spartak Ngjela: Ilir Meta implikohet me mafian që ndërton

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT