• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASOJAT E TËRMETIT/ Shkollave ”Emin Duraku” dhe ”Sami Frashëri” në Tiranë u vihet shiriti, ja ku do të zhvendosen nxënësit për mësim
Home
Sociale

PASOJAT E TËRMETIT/ Shkollave ”Emin Duraku” dhe ”Sami Frashëri” në Tiranë u vihet shiriti, ja ku do të zhvendosen nxënësit për mësim

4 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Lëkundjet e tërmetit që prekën vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, shkaktuan dëme të konsiderueshme që prekën banesa e institucione shkollore.

Më konkretisht, në shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku” është vendosur shiriti që simbolizon mosfunksionimin e ambienteve shkollore. Shkolla përbëhet nga dy godina, fillorja dhe 9-vjeçarja, ku janë bërë dy shtesa në 1996 dhe 2006, të cilat si pasojë e tërmetit janë dëmtuar.

Nga tërmeti është dëmtuar më shumë dhe rrezikon vetëm fillorja, e cila është shtuar në vitin 2006 si pasojë e rritjes së kapacitetit, ndërsa në 2016 ishte bere rikonstruksioni i fundit.

Gjysma e kësaj shkollë është jo funksionale dhe do të shembet një pjesë e godinës që është shtuar. Mësimi do të zhvillohet me dy turne tek godina që është në gjendje të mirë.

Në procesverbalin e institutit të ndërtimit të siguruar nga Report Tv, thuhet se  shkolla ka plasaritje të thella në muret ndarëse e  dëmtim të traut të katit të tretë shtesë. Dëmtim të parapetit në të gjithë godinën si dhe shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues. Bordi i shkollës  dhe stafi pedagogjik kërkojnë shkallë emergjence.

Një tjetër shkollë e dëmtuar në Tiranë nga tërmeti është gjimnazi ‘Sami Frashëri’ që i janë vendosur shiritat. Në videon e siguruar nga Report Tv shohim se kjo shkollë ka pësuar dëmtime serioze, më së shumti në katin e tretë të godinës, aty ku ka rënë dhe tavani. Për godinën ende nuk është marrë një vendim nëse do të shembet apo do të riparohet. Por nxënësit do të zhvendosen në dy shkolla pritëse, te gjimnazet ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’ për të vijuar mësimin.

Tërmeti shkatërroi edhe shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës në lagjen nr.15 e cila do të shembet. Ekspertët nga Turqia i vendosën kryqin për ta shembur, pasi ka pësuar dëmtime në strukturë ndërsa mësuesit dhe punonjësit e tjerë kanë nxjerrë të gjitha materialet jashtë. Nxënësit që do të kanë banesat afër kësaj shkolle dhe nuk kanë pësuar dëme do të transferohen në një tjetër shkollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TI DINI/ Disa këshilla si të mbrohemi nga “skifterët” kur nuk ndodhemi në shtëpi
Previous article PUBLIKUAN VIDEON DUKE KRYER MARRËDHËNIE NË GRUP/ Rrezikojnë 5 vite burg 2 futbollistët spanjoll...

k.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT