Detyrimi për të qëndruar të ndarë fizikisht për shkak të koronavirusit, e ka kthyer përdorimin e teknologjisë në nevojë dhe jo më në zgjedhje. Psikologia Entela Binjaku, shprehet se ky raport pritet të mos ndryshojë dhe pas përfundimit të pandemisë.
Koronavirusi ka ndikuar ne te gjitha sferat e jetës sonë, kryesisht edhe ne marrëdhënien që kemi krijuar me teknologjinë.
Detyrimi për të qenduar fizikisht të ndarë ose larg njëri-tjetrit e ka kthyer varësinë ndaj teknologjisë, në një nevojë të patjetërsueshme.
Por si do të jete kjo marrëdhënie pasi e gjithë kjo situatë të përfundojë?
Entela Binjaku: Për një kategori ka për të mbetur një lidhje e mirë në kohë, për një kategori do të mbetet një domosdoshmëri, dhe sigurisht që do të ketë dhe të tjerë që do të jenë tejet të lodhur sa nuk do të duan të dëgjojnë më. E ardhmja do të flasë prë disa punësime online, të mësuarit nga shtëpia.


