• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASOJAT E KORONAVIRUSIT/ Mynyr Koni: Po punojmë që leksionet të jepen online për studentët
Home
Sociale

PASOJAT E KORONAVIRUSIT/ Mynyr Koni: Po punojmë që leksionet të jepen online për studentët

14 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Rektori i Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni tha sqaruar studentë se si do të vijohet me procesin e studimeve të tyre.  Ai tha se po punohet që leksionet të jepen online në ditët e vetëkarantimit. Koni sqaroi se stafet teknike të UT po punojnë për identifikimin e platformave online për vazhdimin dhe zhvillimin e procesit mësimor. Brenda javës së ardhshme, në bashkëpunim me dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, personelin akademik dhe autoritetet administrative, ta mundësojmë këtë gjë dhe t’i japin zgjidhje procesit të mësimit online.

Koni gjithashtu bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri në normalizimin e situatës.

  • Njoftimi i plotë.

Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,

Të nderuar kolegë dhe punonjës të UT,

Së pari ju përshëndes dhe dëshiroj të jeni sa më mirë ju dhe familjarët tuaj, dhe e gjithë kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

Në këto ditë kaq të vështira për popullin tonë, tashmë në prag epidemie të shkaktuar nga COVID 19, e cila ka prekur mbarë Evropën dhe Botën në përgjithësi, sikurse dihet, është shtuar edhe numri i të infektuarve me këtë virus. Specialistët e kësaj fushe deklarojnë se ditët dhe javët në vazhdim do të jenë edhe më të vështira.

Në këto kushte, ju kërkoj që të gjithë së bashku, të zbatojmë rregullat dhe masat ekstreme që Qeveria ka marrë; të gjithë së bashku të tregojmë qytetari ekstreme; të bëhemi ne shembulli pozitiv për të tjerët, duke ndihmuar në këtë mënyrë jo vetëm veten dhe familjarët tanë, por të gjithë bashkëkombasit tanë!

Dhe kur jemi të gjithë bashkë, patjetër që do t’ja dalim! Me besim, kurajo dhe forcë, patjetër që po!

Dhe në fund dua të njoftoj të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se stafet teknike të UT po punojnë për identifikimin e platformave online për vazhdimin dhe zhvillimin e procesit mësimor.

Jam shpresëplotë që brenda javës së ardhshme, në bashkëpunim me dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, personelin akademik dhe autoritetet administrative, ta mundësojmë këtë gjë dhe t’i japin zgjidhje procesit të mësimit online.

Edhe një herë ju uroj shëndet ju dhe familjarëve tuaj, për ta kapërcyer sa më mirë dhe sa më shpejt këtë situatë realisht të vështirë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Franca në karantinë, mbyllen muzetë, teatrot dhe anulohen ndeshjet e futbollit
Previous article KORONAVIRUSI/ Rradhë të gjata të kamionëve të mallrave në kufirin mes Austrisë dhe Italisë, shkak masat e shumta (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT