Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes 2 Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.