• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PASOJAT DO TË JENË TË RËNDA”/ Gjermania paralajmëron: Mund të jemi në prag të luftës në Evropë
Home
Nderkombetare

“PASOJAT DO TË JENË TË RËNDA”/ Gjermania paralajmëron: Mund të jemi në prag të luftës në Evropë

13 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Evropa mund të jetë në prag të luftës, tha sot zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck.

“Ne mund të jemi në prag të luftës në Evropë”, i tha Habeck televizionit RTL/NTV, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz pritet të takohet javën tjetër me presidentin rus, Vladimir Putin, ku do t’i flasë atij për “pasoja të rënda” që mund t’i pësojë nëse e sulmon Ukrainën. Siç raporton Reuters duke cituar burime brenda Bundestagut, Scholz udhëton në Kiev të hënën për ta takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe në Moskë të martën për ta takuar Putinin si pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i ulur tensionet.

“Kancelari do ta bëjë të qartë se çdo sulm ndaj Ukrainës do të ketë pasoja të rënda”, citohet të ketë thënë ky burim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e telefonoi dje presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë “do të shkaktonte vuajtje të mëdha për njerëzit” dhe “do të zvogëlonte pozitën e Rusisë” në botë.

Orët e fundit, SHBA-ja po merret më intensivisht me situatën në Ukrainë për ta parandaluar nisjen e një lufte që tani duket më afër se kurrë.

Në këtë përpjekje, Pentagoni tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli në telefon me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, për situatën e krijuar. Austin urdhëroi ripozicionimin e përkohshëm të trupave të Gardës Kombëtare jashtë Ukrainës.

Të shtunën, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e hapur, porse kjo kërkon nga Moska “ta shtensionojë situatën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË SHQIPËRI/ Bien infektimet, 296 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Previous article AKSIDENT NË HYRJE NË KUÇOVËS/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, njëri përfundon në kanal (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT