• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Paskal Milo: KORRIGJIM KUFIJSH?! Strategji e përpunuar, Thaçi të mos shkelë në dërrasë të kalbur
Home
Shqipëri

Paskal Milo: KORRIGJIM KUFIJSH?! Strategji e përpunuar, Thaçi të mos shkelë në dërrasë të kalbur

4 August, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komenton deklarimin e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve si pjesë e një strategjie të menduar dhe testim të opinionit para se të nisë diskutimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Milo thotë se është dakord me Thaçin për Preshevën, por pyet se cili është lëshimi që duhet të bejë Kosova duke e quajtur të rrezikshme dhënien e Mitrovicës.

“Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel.

Është edhe momenti tjetër delikat se nesër, pas deklarimeve të mëparshme dhe pretendimeve serbe duhet që pala kosovare të mund të përcaktonte statusin e asociacionit serb në Kosovë”, u shpreh ai,

Paskal Milo thotë se viti që vjen është i rëndësishëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e pritet të përfundojë me një marrëveshje,.

“Një testim që kërkohet t’i bëhet opinionit publik shqiptar, me këtë rast Kosovës, por edhe më gjerë, të të gjithë shqiptarëve në rajon. E pse jo edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. S’besoj se Thaçi nuk e ka menduar thellë deklaratën që ka përsëritur disa herë këto ditë. Është një pjesë e subkoshiencës me dialogun politik që është duke bërë me Vuçiç”, shton ish-ministri i Jashtëm.

Milo thotë se shqiptarët e mirëpresin bashkimin e Preshevës me Kosovën, por ai ka një dilemë.

“Se si mund ta pranonin serbët një lëshim të Medvegjës, Bujanvcit, krahinave të tjera të banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore pa një lëshim nga pala kosovare në adresë të territorit të Kosovës”, thotë ai.

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë thotë se është dakord me Thaçin që pretendon një marrëveshje historike me Serbinë, por ai ka një paralajmërim.

“Nuk do të do jetë kaq e thjeshtë, prandaj mendoj se Thaçi nuk mund të shkelë në dërrasë të kalbur dhe nuk mund të bëjë propozime dhe deklarata të pamenduara.

Mendoj se ato janë pjesë e një strategjie të përpunuar, por që ndodhet në fazën fillestare të testimit të opinionit publik, për të parë reagimet dhe për të korrigjuar qëndrimet e mundshme”, u shpreh Paskal Milo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TALENTI PREMTUES/ Një shqiptar debuton me asist në elitën e futbollit skocez…
Previous article NDODH NË TIRANË/ Bie nga tarraca dhe vdes punëtori. Procedohet punëdhënësi 83-vjeçar

F.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT