• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASIONI” PER GRABITJE/ Me armë dhe jelek antiplumb, çfarë mbante në FOTO PROFIL njëri prej autorëve…
Home
Breaking News

“PASIONI” PER GRABITJE/ Me armë dhe jelek antiplumb, çfarë mbante në FOTO PROFIL njëri prej autorëve…

16 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur ngjarja e djeshme në Dibër, ku dy grabitës hynë në banesën e Adraman Selishtës dhe plagosën me armë gjatë përleshjes djalin e shtëpisë, Arsen Selishtën.

Pas arrestimit te autoreve, gjate kontrollit ne ambjentet e tyre policia ka gjetur si prova materiale arme, municione luftarake, veshje te perdorura gjate grabitjeve mes tyre edhe jelek antiplumb. Kjo tregon qe autoret nuk ishin rastesisht ne banesen e personit ku shkuan per te grabitur, nuk mund te themi as qe kjo ishte grabitja e aprae e bere nga ata.

Me te hedhur nje sy ne te pakten ne profilin e nje prej grabitesve vihet re “PASIONI” per vjedhjet dhe “skenat horror” pasi ne foton e tij te profilit qendron nje foto ku tregon nje grabites te maskuar dhe nje punonjes policie te shtrire pertoke.

Njoftimi i plotë:
Zbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës. Falë reagimit të shpejtë e profesional identifikohen dhe arrestohen në flagrancë autorët e dyshuar. Sekuestrohet arma e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorët. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional, dhe hetimeve intensive të kryera, bënë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës.

Në përfundim të veprimeve të kryera janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:

Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”)

Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale “Vjedhje me armë” , kryer në bashkëpunim”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

AlpeNews.al 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARTIST I MERITUAR"/ Ndërron jetë në moshë 78-vjeçare aktori i njohur i humorit Fadil Hasa
Previous article MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN/ SHBA refuzon kërkesën e BE për sanksionet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT