• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASIGURI NË TREGJE/ Tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Home
Nderkombetare

PASIGURI NË TREGJE/ Tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

24 February, 2026 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë hyrë sot në fuqi, pas vendimit të Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse.

Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Trump ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e normës.

Me shumicë votash 6-3, Gjykata e Lartë vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa globale vitin e kaluar.

Trump e cilësoi vendimin si “qesharak” dhe “antiamerikan”, ndërsa administrata e tij gjeti një bazë tjetër ligjore për të zbatuar tarifën, përmes Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, që lejon vendosjen e përkohshme të tarifave pa miratimin e Kongresit.

Presidenti argumenton se tarifat synojnë uljen e deficitit tregtar, i cili ka arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë, duke shënuar një tjetër rekord.

Ndërkohë, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi masa reciproke nëse preket marrëveshja me SHBA-në, ndërsa Bashkimi Evropian sinjalizoi pezullim të proceseve të ratifikimit të marrëveshjeve tregtare.

India shtyu bisedimet për finalizimin e një marrëveshjeje.

Ekspertët paralajmërojnë rritje të pasigurisë dhe rrezik për përshkallëzim të një lufte të re tregtare globale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNA E DINTE QË BABAI MË PËRDHUNONTE"/ Shqiptari abuzoi seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija
Previous article AKUZOHET PËR LEHTËSIM TË AKTEVE TERRORISTE/ Rusia nis hetim penal ndaj Pavel Durov, themeluesi i Telegram

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT