• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI VIZITON VENDET E BALLKANIT/ Donald Tusk: Konfliktet dhe urrejtja mund të ndizen lehtë
Home
Rajon

PASI VIZITON VENDET E BALLKANIT/ Donald Tusk: Konfliktet dhe urrejtja mund të ndizen lehtë

30 April, 2018 anxheladoko Rajon

Për shkak të populizmit në rritje Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk flet në bisedë me DW rreth konflikteve dhe urrejtjes dhe kërkon më tepër respekt dhe tolerancë.

DW: Pak ditë më parë keni vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Me ç’përshtypje po ktheheni?

Donald Tusk: Jam shumë i impresionuar nga ato që kam dëgjuar nga kryeministrat, presidentët, por edhe qytetarët e zakonshëm në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Kujtimet e konflikteve, dhe pasiguria, janë ende shumë të pranishme. Unë sjell me vete këtë amanet: ne duhet ta kemi gjithmonë parasysh se konfliktet dhe urrejtjet mes njerëzve – në rastim më të shpeshtë pas asnjë lloj arsyeje – mund të ngjallen shumë lehtë. Nxitja e një atmosfere të mirë dhe e pajtimit, veçanërisht në një rajon që ka vuajtuar kaq shumë si Ballkani Perëndimor, kërkon jashtëzakonisht shumë vullnet të mirë dhe këmbëngulje. Unë do ta kërkoj një gjë të tillë tek të gjithë.

DW: Gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit Karl në Aachen, ju keni thatëqë herë pas here ju bie të takoheni me “somnambulë politikë”, të cilët, ashtu si 100 vjet më parë, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, janë gati të nxisin konflikte politike. Aktualisht në shumë vende kemi të bëjmë me valën e populizmit. Çfarë duhet bërë për t’iu kundërvënë kësaj?

Donald Tusk: Para së gjithash, ne nuk duhet të vëmë në dyshim ato për të cilat ne polakët ëndërronim në Dancig në gusht të vitit 1980. Në atë kohë njerëzit u angazhuan me guxim dhe vazhdimësi për liri, respekt të ndërsjellë, tolerancë, dinjitetin e punës. Kjo nuk ka ndryshuar. Por duhet të jemi të vetëdijshëm, se e mira mund të zhbëhet shumë shpejt. Po edhe e keqja është e kapërcueshme dhe kjo duhet t’u japë njerëzve besimin për mundësitë e tyre.

DW: Ju keni thënë gjithashtu se posti i Presidentit të Këshillit Evropian nuk është “destinacioni juaj përfundimtar”. A nuk është ky kulmi i karrierës suaj politike?

Donald Tusk: Kur thashë se Brukseli nuk është “destinacioni im i fundit”, e kisha fjalën vetëm se nuk dua të vdes në Bruksel. Vendi im është diku tjetër – në Gdansk, Sopot, me nipërit e mbesat. Sa i përket karrierës sime të ardhshme, ende kam shumë për të bër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama takim në kryeministri me Patriarkun rus, Kirill: Tirana ka ndryshuar shumë, merita juaj
Previous article Ramos: Kushdo që ka dyshime rreth Real Madridit, të shohë arkivën…

anxheladoko

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT