• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASI U ZGJODH KANDIDAT I PD/ Robert Budina nis menjëherë fushatën nga sheshi i Teatrit: Ta zhdukim të keqen
Home
Aktualitet
Kronikë

PASI U ZGJODH KANDIDAT I PD/ Robert Budina nis menjëherë fushatën nga sheshi i Teatrit: Ta zhdukim të keqen

10 October, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Regjisori Robert Budina është një nga kandidatët që do të votohen nga anëtarësia e Partisë Demokratike në degën 9 të Tiranës, për përzgjedhjen që do të bëhet për kandidatët për deputetë të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Budina është i njohur edhe për erezistencën që bëri për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga prishja, megjithëse përpjekjet ishin të kota pasi teatri u shemb.

Ditën e djeshme regjisori nga sheshi i Teatrit akuzoi kryeministrin Rama se po i ndan lekët e buxhetit të shtetit me njerëzit e tij, ndërsa thotë se kjo e keqe që na ka zënë fytin duhet të zhduket.

“Beteja jonë më e madhe nuk ngelet vetëm te Teatri Kombëtar, por duam të kalojmë më tej, te kultura dhge zhdukja e trashëgimisë që po ndodh në Tiranë. Kemi paditur në SPAK me 6 kallëzime për atë çfarë ndodhi te Teatri Kombëtar.

Ne nuk jemi dorëzuar dhe nuk dorëzohemi kurrë, jo vetëm e çuam në organet e drejtësisë, e çuam edhe në Europë, dhe për këtë nuk kërkuam ndihmë nga asnjë parti politike. Sa herë të na shkelen të drejtat duhet të reagojmë që ta bëjmë ndryshimin e madh që e kemi pritur prej kaq shumë kohësh.

Kjo është një puna jonë e përbashkët që ta zhdukim të keqen që na ka zënë fytin. Duhet t’i japim mundësi biznesit të mesëm që të mos jenë të varur nga pushteti. Sot politika bën gjithcka, aq sa të detyron të bësh një listë me 30 emra e të shkosh të votosh atje. Pse kjo është demokracia për të cilën luftuam në vitin 1990?

Ky kryeministër tregohet servil me të huajt dhe i ashpër me të vetët. Në këtë periudhë kur në parlament mungon opozita e vërtetë, po ndryshohen ligje skandaloze që do e dëmtojnë Shqipërinë për 50 vitet e ardhshme”, tha Budina ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Anulohet zyrtarisht debati i dytë Trump-Biden
Previous article UDHËTONTE SË BASHKU ME BASHKËSHORTIN E SAJ/ Me 25 mijë euro të padeklaruara drejt Greqisë, procedohet 43-vjeçarja nga Himara

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT