Ilir Meta ka reaguar pas mbajtjes ditën e sotme të Komisionit Hetimor i ngritur enkas për shkarkimin e tij.
Në një shënim në facebook Meta shprehet se institucioni i presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës.
“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”- shkruan Meta.


