• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASI “THEU” KARANTINËN/ Mark Marku: Qeveria ka aplikuar idetë e opozitës, me pas e shan
Home
Sociale

PASI “THEU” KARANTINËN/ Mark Marku: Qeveria ka aplikuar idetë e opozitës, me pas e shan

7 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Teksa vendi ynë po përballet me pandeminë globale COVID-19, ku thuajse aktivitetet e bizneseve janë mbyllur në kuadër të masave të qeverisë, vjen një koment nga pedagogu Mark Marku.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ish-deputeti i PD-së theksoi se në një kohë kur shtetet e tjera kanë akorduar miliarda euro në paketat ekonomike, qeveria shqiptare iu sugjeron bizneseve që të marrin kredi, për të përballuar krizën.

Sipas Markut, nuk është zgjidhje fakti që t’u thuash bizneseve që të marrin kredi, në një kohë kur ato rrezikojnë që të falimentojnë. Mes të tjerash pedagogu tha se kjo paketë duhet të jetë më e detajuar, ndërsa shtoi se paratë e qytetarëve janë investim edhe në ekonomi.

“Po shikoj se çfarë po ndodh me vendet e tjera. Këto vende deri tani kanë paraqitur paketa të kompletuara me miliarda euro. Ne nuk kemi miliarda. Paketa për biznesin duhet të jetë e detajuar. Por t’u thuash biznesit; “shkoni merrni kredi”, nuk është zgjidhja. Pasi si mund të marrë kredi një biznes që rrezikon të falimentojë?! Këtu nuk po funksionon shteti, ai është vetëm për të vënë masa. Nëse përveç ndihmave ushqimore, qytetarëve në nevojë iu çohen dhe para, ato janë investim edhe në ekonomi.”, -tha Mark Maku.

Po ashtu Marku u ndal edhe tek testimet që kryhen për të zbuluar COVID, ndërsa theksoi se sa më shumë të tilla të bëhen, aq më shpejt kufizohet përhapja e virusit.

“Sa i takon testimeve, nëse bëhen teste të mëdha, identifikohen personat e prekur. Kufizohet përhapja. Kjo periudha pra të shkurtohet. Me këtë po dëmtohet çdo shqiptar.”, pohoi ai.

Si ish-deputeti i PD-së Marku nuk la pa komentuar edhe rolin e opozitës në këtë kohë kur vendi po përballet me virusin vdekjeprurës. Marku theksoi se pavarësisht reagimeve të qeverisë, kjo e fundit ka aplikuar idetë dhe propozimet e opozitës. “Opozita po mban një qëndrim konstruktiv dhe për këtë ka shkëlqyer. Qeveri ka aplikuar idetë e opozitës, me pas e shan. Duhet të theksojmë se opozita ka bashkëpunuar dhe ka dhënë alternativa”, përfundoi Mark Marku. /Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TESTET/ Rama i përgjigjet sërish Bashës: Patjetër na lumturon reagimi i SHBA-ve
Previous article MBYLLI BASHKINË PAS RASTIT ME COVID-19/ Zotkaj: Risku i lartë, kemi 800 qytetarë të sëmurë kronikë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT