• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI SULMOI SHBA/ Meta ia merr valles me kongresmenin amerikan në Tropojë
Home
Politikë

PASI SULMOI SHBA/ Meta ia merr valles me kongresmenin amerikan në Tropojë

5 July, 2019 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan z.Eliot Engel mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel” rrugës Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë.

Meta ka dhënë edhe një mesazh duke thënë se nuk ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane. Kjo deklaratë e Metës vjen pak kohë pasi ai sulmoi filantropin George Soros si dhe ndërkombëtarët që janë prezent në vendin tonë. Në foto e publikuara Meta shihet përkrah Engel teksa hedh valle në mes të Torpojës.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e përurimit, Presidenti Meta vuri në dukje se:

“Të gjithë urojmë shtetin e Kosovës për ditëlindjen në 17 shkurt! Unë e kam shumë përzemër këtë datë, për shkak se më 16 shkurt kam ditëlindjen e vajzës. Këtë 17 shkurt, unë e urova Kosovën duke bërë një postim në rrjetet sociale me një foton time në zyrën e Kongresmenit Engel me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në sfond. Sepse sa herë që ne shkojmë në zyrën e tij, gjithmonë do të takojmë Shqipërinë, Kosovën, dhe historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. U shpreh mirënjohjen më të madhe bashkive të Tropojës dhe të Gjakovës që i kanë vendosur kësaj rruge emrin e Eliot Engelit, por unë jam i sigurt që emri i tij është i gdhendur në çdo zemër shqiptare që rreh shqip këtu në Malësinë e Gjakovës, në Nju-Jork, në Shqipëri, në Kosovë e në të gjitha trojet tona e kudo në botë.

Kudo, në të gjithë botën de kam ndjerë kujdesin e përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës. Sot, në praninë e Tij dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë. Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimit botëror ku edhe ne bëjmë pjesë.

Prandaj i dashur Kongresmeni Engel, ju falëminderit shumë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë dhe për gjithçka që ju do të vazhdoni të bëni! Ju uroj shëndet! Zoti t’ju japë fuqi, sepse nga zyra juaj dhe nga dritarja juaj në Uashington shikohen aq qartë dhe aq pastër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që unë jam i bindur se ne do t’i forcojmë akoma edhe më tej!”, u shpreh Presidenti Meta.

Miku i madh i shqiptarëve, Kongresmeni Engel, pasi u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” për kontributin historik dhënë për miqësinë shqiptaro-amerikane dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, dhe falënderoi Presidentin Meta, vuri në dukje se:

“Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë. Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë. ”

Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Republikës së bashku me Kongresmenin Engel vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit, në prani të personaliteve të ftuar dhe drejtuesve të pushtetit vendor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO QESHNI ME LOT/ Kërcimin e Mozzik në klipin e Loredanës duhet ta shihni patjetër (VIDEO)
Previous article SAMITI NË POLONI/ Pas Merkelit, Rama takim dypalësh me kryeministrin francez në Samitin e Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT