Kur Ermal Mamaqi postoi foton e kryeministrit Rama tè veshur “çuditshëm” pasi kishte hyrë në rolin e filmit “I love Tropoja”, rrjeti u çmend.
“Si të mos mjaftonte kënga për Tironën që Rama realizoi kur ishte kryetar Bashkie, tani merr dhe pjesë në film…”, ishin disa prej komenteve.
E megjithatë, duket se ish kryeministri Berisha është bere disi xheloz. Jo vetëm që një ftesë të tillë e ka pritur me kohë dhe nuk e ka marrë per shkak të profilit të tij serioz… por edhe sepse thonë se parukja Ramës i kishte pëlqyer kur kishte parë foton.
E kështu me vrap, Berisha duket se ka firmosur marrëveshjen per pjesëmarrjen në “Fast and Fourios 10”. Ajo që nuk dihet ende, është makina të cilën ai do ngasi… /AlpeNews.al
(Meme e marrë nga faqet e humorit)