Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po pret radhën e tij për të marrë mandatin si deputet i Kuvendit.
I kandidauar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Gjuzi është komentuar shumë ditët e fundit.
Por mesa duket jeta e tij sentimentale, nuk është njësoj “e mbarë” si karriera e tij politike e mundësuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Sipas Dosja.al, bashkëshortja e tij ka kërkuar prishjen e martesës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se kërkesa për divorc është bërë nga bashkëshortja e tij, Mirjana Kalaci, ndërsa gjyqtarja e çështjes është Majlinda Doga.
Ditën e sotme u zhvillua seanca e pajtimit mes palëve, ndërsa takimi tjetër në Gjykatën e Tiranës do të bëhet në 9 maj.
Kandidati për deputet nga listat e PD-së që ende po pret të marrë mandatin. Mjaft anëtarë të Partisë Demokratike kanë kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha duke e cilësuar si të papërgjegjshëm për mungesën e seriozitetit në plotësimin e listave të kandidatëve.