• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI PRANOI MANDATIN/ Deputeti i PD surprizon: Nuk pranoj rrogë, vullnetar në Kuvend
Home
Politikë

PASI PRANOI MANDATIN/ Deputeti i PD surprizon: Nuk pranoj rrogë, vullnetar në Kuvend

19 April, 2019 F.autor Politikë

Erion Piciri, nga lista shumëemerore e PD ka pranuar mandatin e deputetit, por jo rrogën. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se përfshirja e tij do jetë vullnetare.

Më tej ai shprehet se nuk e konsideron veten deputet, por vetëm një intelektual, zëdhënës publik në parlament.

Pranoi mandatin, kandidati i Tiranës sqaron motivet dhe premton besnikëri: Po vjen koha t’i kthejmë politikës seriozitetin.

Reagimi i plotë i Picirit:

Përfshirja ime parlamentare do të jetë vullnetare!

Sot mora nga KQZ vendimin per hyrjen ne Kuvendin e Shqiperise. 

Me kete rast dua te falenderoj opozitaret e vertete, antikomunistet idealiste dhe ata qe me mbeshteten ne kete vendim dhe t’ju njoftoj se kontributi im modest, i ketij mandati i nxitjes se ndryshimit, do jete vullnetar. 

Nuk do pranoj te marr rrogen e deputetit. Keto para duhet te mbeten ne buxhetin e shtetit dhe te paguhen rrogat mujore te ish-deputeteve qe iken nga parlamenti dhe i kane kerkuar keto pagesa ekstra.

Kështu minohen edhe akuzat se opozitaret marrin nga dy paga per te njejtin vend deputeti. Nese kjo nuk eshte e mundur ligjerisht, rrogen do ta jap publikisht per bamiresi. 

Ne te njejten forme refuzoj cdo lloj perfitimi tjeter qe buron nga mandati i deputetit. Nuk e konsideroj veten deputet, por vetem nje intelektual, zedhenes publik ne parlament. 

Do vijoj me mesimdhenien sipas parashikimeve ligjore. Auditori nje kenaqesi, kuvendi nje sakrifice.

Prania ime ne parlament do jete ne seanca plenare, ushtrimi i nje mandati komunikimi, jo i nje mandati te mirefillte deputeti. Rrethanat politike nuk ma lejojne ta ushtroj plotesisht kete detyre. 

Nje e treta (35%) e popullit opozitar eshte per djegien e mandateve dhe qendrimi im politik do reflektoje ndjeshmerite e tyre, sikurse te mazhoritetit prej 65% te opozitareve qe kerkojne ruajtjen e frontit parlamentar dhe institucionalizmit shteteror. 

Te ndryshojme regjimin dhe te ruajme stabilitetin e vendit. Politike permes mendjes dhe fjales, jo permes dhunes dhe rremujes…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONTE DROGË NGA BELGJIKA NË FRANCË/ Arrestohet “arbitri” i sfidës Juventus-Ajax...
Previous article TRAFIKONIN LËNDË NARKOTIKE/ Si e pësojnë 2 SHQIPTARËT kur 7 pako...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT