Gazetarja Aida Shtino pasi ka bërë një reagim të ashpër ndaj mjekëve dhe infermierëve në spitalet Covid, ku i akuzoi për moslejimin e telefonit te pacientët e infektuar, në mënyrë që të komunikojnë me të afërmit jashtë, ajo është përplasur me komentuesit.
Komentet në reagimin e ashpër të saj kanë qenë disa pozitive, ndërsa disa të tjera negative.
Mirëpo, ajo ka zgjedhur që t’i përgjigjet njërit prej tyre, duke i thënë që kërcënimet me burg të mos ia adresojë asaj, ndërsa ka kërcënuar se në burg do të shihet se kush do të shkojë.
“Po mire unë kam rrëshkitur bravo, faleminderit për komplimentet zotëri, Shyqyr unë nuk jam qyqe dhe as e zezë. Nuk kam lidhje fare me këto zotëri i nderuar. Unë i përkas dritës.
Domethënë ju keni hyrë nëpër pavijone e dini se di janë pacientët… unë nuk e besoj fjalën tuaj, por besoj fjalën e miqve të mi që më shkurjanë se nuk e dinë si janë të afërmit dhe nuk komunikojnë dot me to edhe me ata që nuk janë të intubuar. Tani ato kërcënimet me brug mos m’i tregoni mua zotëri, apo si e keni hallin ju… çfarë ju shqetëson që hidheni si gjel… jeni pjesë e sistemit?
Meqë juve nuk ju bën përshtypje ky fakt, as mos hynë në faqen time dhe mos lexoni se çfarë shkruaj dhe dëgjoni gjeraqinat e sistemit.. a dhe mos harroni maskën se ju mbron nga Covidi.
Ndërsa atë burgun do ta shikojmë se kush do të shkojë… dhe se a janë ligjore, dhe a shkelen të drejtat e njeriut nga këto që po bëhen”, shkruan Aida Shtino në replikë me komentues.
Reagimi i parë i Shtinos për mjekët:
A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????
Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????
A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..
A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!
A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????
A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????
Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????
Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap…