Ilir Meta, duke qenë se tashmë si president nuk ka shumë angazhime, gjen kohë të shkojë edhe nëpër dasma.
Dje ai ka qenë në një të tillë në Strugë, dhe këtë gjë e tregon vetë, ndërsa ka postuar një foto në rrjetet sociale.
“Përshëndetje miq nga Struga! Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive”, shkruan Meta.(TemA)