• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASI ÇANË KORDONIN…”/ DW: Akte dhune dhe zjarr pemëve në protestën e opozitës
Home
Aktualitet
Media

“PASI ÇANË KORDONIN…”/ DW: Akte dhune dhe zjarr pemëve në protestën e opozitës

16 February, 2019 F.autor Aktualitet, Media

Gaz lotsjellës dhe plumba gome nga policia gjatë protestës së ditës së shtunë në Tiranë. Faktori ndërkombëtar dënon aktet e dhunës. Protestuesit do të rikthehen të protestojnë javën e ardhshme, më 21 shkurt.

Mbështetës të opozitës, në protestën që po zhvillohet të shtunën (16.02) në Tiranë hodhën bomba Molotov e gurë të shkulura nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt ndërtesës së Kryeministrisë gjatë protestës masive që po zhvillon opozita në përpjekje për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij.

Pasi ҫanë kordonin e policëve në hyrje të kryeministrisë ata thyen xhamat e derës kryesore në tentativë për të hyrë në katin e parë, në hapësirën për komunikim dhe dialog kulturor, të  njohur me inicialet COD. Një pjesë e tyre u ngjit në skelën e ndërtuar ditët e fundit, për  të mbrojtur veprën artistike të artistit të njohur francez Philipe Parreno, të vendosur në strehën e kryeministrisë duke tentuar ta ҫmontojnë dhe heqin atë.

Albanien Protesten der Opposition in Tirana (DW/A. Ruci)

 

Në anën e djathtë të kryemnistrisë protestuesit shkatërruan një pjesë të veprës së artistit të famshëm gjerman Carsten Hӧller, “Kërpudha Gjigande”. Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe ka arritur të ndalojë fillimisht sulmin e protestuesve, që u larguan nga efektet e gazit. Por pas qetësimit të përkohshëm, lotëve dhe djegjes së fytit nga gazi i hedhur, protestuaeit janë rikthyer dhe kanë vazhduar tentativën për të hyrë në kryeministri. Policia ka hedhur përsëri gaz lotsjellës në orët e para të pasdites, në momentin kur protestuesit i kanë vënë flakën pemëve që janë në hyrje të kryeministrisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ka 15 persona të plagosur që po marrin ndihmë në spitalet e Tiranës përfshirë edhe policë të plagosur nga hedhja e gurëve.

Faktori ndërkombëtar me një zë kundër dhunës

Delegacioni i BE dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë pa humbur kohë vetëpërmbajtje. “E drejta eqytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqeësore është një vlerë themelore e një demokracie moderne europiane. Por dëmtimi i pronës publike dhe përdorim i dhunës nuk janë të pranueshme”, thekson delegacion i BE.

Albanien Protesten der Opposition in Tirana (DW/A. Ruci)

Ambasada e SHBA në Tiranë, në deklaratën e saj thekson se „nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”.

Prania e OSBE-së në Tiranë reagoi duke vënë në dukje se „ nxitësit dhe autorët e dhunës të mbajnë përgjegjësi për aktet e sotme të dhunës”. Protestuesit do të rikthehen të protestojnë javën e ardhshme, më 21 shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATALANTA – MILAN/ "Kuqezinjtë" dyfishon shifrat, shënon Calhanoglu
Previous article NA BËRI KONFUZ/ Kapet "MAT" me të dashurin Luana Vjollca. Pamjet tregojnë...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT