• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI BOJKOTOI ZGJEDHJET/ Opozita i kërkon KQZ-së materialet e 30 Qershorit dhe pamjet
Home
Politikë

PASI BOJKOTOI ZGJEDHJET/ Opozita i kërkon KQZ-së materialet e 30 Qershorit dhe pamjet

9 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita shprehet se synimi i saj është që përmes këtyre materialeve, të dëshmojë sipas saj manipulimet e kryera më 30 Qershor, ku akuzon PS-në se mbushi kutitë duke rritur fiktivisht numrin e pjesëmarrjes.

Partia Demokratike thekson se partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Por kujtojmë se PD-LSI dhe aleatët e opozitës bojkotuan procesin e 30 Qershorit, ndërsa kërkesa për të pasur anëtarë në KZAZ-të u rrëzua nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor.

Selia blu thotë se materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh. Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit“. Kërkesa është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar, përfshin 8 elementë:

1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.

2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.

3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.

4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.

5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.

6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.

7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.

8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

PD-ja e mbyll njoftimin duke deklaruar se për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHOHET "BOMBA" NGA ITALIA/ Marrëveshja De Ligt-Juventus pritet të mbyllet...
Previous article VIZITA NË SARAJEVË/ Ilir Metën e ‘rrëmbejnë’ tifozët e Celtik-ut (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT