Jennifer Garner nuk po kalon vitet më të mira të jetës.
Në krahë të Ben Affleck, ata ishin çifti ideal, deri sa u përhap lajmi se aktorët ishin në prag divorci.
Si për të mos mhaftuar problemet në përditshmëri, Ben e kishte tradhëtuar me dadon e fëmijëve!
Me pak fjalë, Garner nuk është në kushtet më ideale.
Megjithatë, këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet e transformuar në mashkull.
Me flokët e prerë shkurt dhe mjekër fallco, aktorja ka sqaruar se imazhi ishte një kujtim nga 2011.
Në fakt, bëhet fjalë për një film i cili nuk u realizua kurrë, pasi Garner ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të Affleck.
“Megjithatë, bebet janë më mirë se filmat”, ka shtuar Jennifer, duke uruar Vitin e Ri.





